• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, njoftoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për shpalljen e vakancën në Bashkinë e Tiranës, pasi Këshilli i Ministrave miratoi më herët shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt, me argumentin e “mungesës 3-mujore në detyrë”.

Në shkresën e firmosur në 30 Shtator 2025, Këshilli i Ministrave informon kreun e Shtetit për shpalljen e vakancave edhe në 5 bashki të tjera.

Bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit kanë mbetur pa kryetar, pasi drejtuesit e tyre, Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj, u zgjodhën deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Bashkia e Cërrikut ka mbetur pa kryetar, pasi drejtuesi i saj, Andis Salla, u emërua Ministër i Bujqësisë. Ndërsa Bashkia e Vlorës pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryetarit Ermal Dredha.

Lexo edhe:

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

Në njoftimin e Këshillit të Ministrave, pika më delikate është vakanca për Bashkinë e Tiranës.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliaj

Qeveria, nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi në 25 Shtator 2025 të miratojë propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt. Vendimi i firmosur nga vetë Rama hyri në fuqi një ditë më pas, në 26 shtator, pas botimit në Fletore Zyrtare.

Përplasja Rama-Veliaj

Vetëm tre ditë më vonë, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, nëpërmjet avokatëve të tij, dorëzoi ankim në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të miratuar nga ish-mentori i tij politik, Edi Rama.

Në foto: Këshilli i Ministrave njofton Presidencën për vakancat në disa bashki, përfshirë Tiranën

Në ankimin e tij, Veliaj pretendon se vendimi i qeverisë është marrë në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, ai nuk ka munguar pa arsye në detyrë për më shumë se 3 muaj, por se kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të Gjykatës së Posaçme, që ka caktuar ndaj tij “arrest me burg”, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Veliaj thotë gjithashtu se nuk rezulton që Këshilli Bashkiak apo Këshilli i Ministrave të kenë konstatuar shkelje të rëndë disiplinore në aktivitetin e tij institucional dhe se vijon të jetë i pafajshëm, për sa kohë nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë.

Ankimi i Veliajt aktivizon menjëherë nenin 115, pika 2 e Kushtetutës, i cili parashikon: “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar (i njësisë së qeverisjes vendore) mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”.

Tashmë, ankimi i Veliajt ka hyrë në procedurë gjyqësore, pasi Gjykata Kushtetuese ka administruar kërkesën e tij dhe përcaktoi edhe relatorin e çështjes, në një mbledhje të zhvilluar të hënën e kësaj jave.

Pas administrimit dhe regjistrimit të ankimit, procedura të zëvendësimin e Veliajt pezullohet automatikisht, sipas përcaktimeve kushtetuese.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku (i arrestuar) i Tiranës, Erion Veliaj

Por, kjo lëvizje e Erion Veliajt duket se i ka prishur parashikimet kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi nga Asambleja e Partisë Socialiste se kandidatja e tij për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë është Ogerta Manastirliu.

Madje, Rama caktoi edhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku, për të udhëhequr fushatën elektorale të Manastirliut. Por, ankimi i Veliajt në Kushtetuese, logjikisht duhet të pezullojë fushatën dhe planet e Ramës për të vendosur shpejt Manastirliun në krye të qytetit të Tiranës.

Topi në fushën e Presidentit Begaj

Megjithatë, Rama nuk duket se heq dorë nga strategjia e tij. Ai ka vendosur të shfrytëzojë “gjeneral” Bajram Begaj, i cili është shndërruar në “ushtar” të kryeministrit, sapo ky e emëroi në krye të Shtetit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Begaj do të dekretojë datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Në rast se bën diçka të tillë, ndërkohë që ankimi i Erion Veliajt është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, atëherë Presidenti mund të shndërrohet vetë në subjekt të shkeljes kushtetuese dhe, rrjedhimisht, edhe subjekt i shkarkimit nga detyra.

Etiketa: Bajram BegajBashkiadataEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseKushtetuesekushtetutapresidencaRamashkarkimiTiranevakancaVeliajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

“1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

21:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

Shkoi për takim intim por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë (Detajet)

21:11 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

17:34 : 10/11/2025
AKTUALITET

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025
Para

Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 10 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com