• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

19:22 : 11/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Përdorja e drejtësisë, pretendimi se ajo është kioskë e qeverisë, për Ramën është fakt, për shoqërinë akt, për ndërkombëtarët ende pak, për qytetarët fatkeqësisht një batak. Sulmi kanibal qeveritar kur hetimet ose jo, nuk i shkojnë pas midesë Edi Ramës, u përsërit ndaj prokurores së Prokurorisë së Juridiksionit të Shkodrës zonjës Elsa Gjeli. Unë nuk e njoh as e kam takuar ndonjëherë zonjën prokurore.

Por, ajo çfarë ndodh dhe dinjiteti i reagimit profesional dhe moral të saj publikisht, është saktësisht “Gjeli” rastësisht përkon me mbiemrin, i munguar në sistemin tonë të drejtësisë. Përroit qeveritar të kryeministrit, me një leksik të përvëlimit diellor, me trysni të organizuar, shpifje e fyerje identifikuese të autorit, iu ngjit menjëherë ministri Ulësi Mania, duke sajuar një hartim poshtërues të përdorjes.

Në fletërrufenë e tij, ku perceptohej një vendim që duhej të merrnin të varurit e institucioneve të pavarura, kishte edhe shprehje fyese. Drejtësimadhi Mania, duke ftilluar lëmin juridik, që nuk është askund krahasuar me nivelin e kualifikimit të magjistrates Gjeli, rrëmon mediokritetin e tij duke pohuar ndër të tjera se “…Referimi në arsyetimin e vendimit të mosfillimit tek një ligj i shfuqizuar, tregon varfëri intelektuale në njohuritë mbi ligjin, mungesë trajnimi vazhdues në fushën e ligjit, njohuri të cunguara në fushën e ligjit dhe paaftësi profesionale…”

Se na paska kapërcyer dhe rivlerësimin e KPK e KPA, Magjistraturën magjike zoti minister, me shërbimin ekspres ligjor ndaj shefit. Saga e shërbyer publikisht ka inters të klientëve të qeverisë në Theth dhe sulmi barbar ndaj prokurores, bëhet për të trembur më tej banorët. Shikoni urtohuni se do të shkoni në burg, nëse reagoni, Po po.

Lexo edhe:

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Tani pas zgjedhjeve, bash kur dikush u kujtua me 23 dhe 28 maj 2025, të përcillte një kallzim, duke e konsideruar kundravajtje administrative, vënien në një oborr të 10 kontenierëve, e ku prokurorja kreu veprimet hetimore. Prokurorja Gjeli ka vënë në dijeni edhe drejtuein e Prokurorisë për veprimet e saj duke vepruar në formën e kërkuar nga ligji.

Vrapi Ramë-Ulësiut në ILD, urdhëri i tyre për Inspektorin, është dëshmi e varësisë së drejtësisë, ku gjithnjë është një shteg për të sulmuar të pabindurit e pushtetit, kur ata sillen si punonjës të shtetit.

KLP një anemike si aneks qeveritar, reagon vetëm kur oreksi i shef Ramës e kërkon fjalinë e tyre. Në të kundërt ata janë turistë gjithë vitin. Ata, KLP e KLGJ, rrëshqanas kanë mbyllur gojën, madje kanë shpërndarë të pavërteta publike, si KLGJ në rastin e gjyqtares Irenë, me fshehje e mashtrime të dosjes, por ku kujtesa e të pavarurve varej nga qeveria.

Në Theth, subjekti është në pronën e tij. Kërkon të jetojë me pronën e tij. Por Becëria e pandehur, nuk i japin leje, sepse nuk ka dokumente pronësie dhe nga ana tjetër, nuk i japin pronën mijëravjeçare se nuk duan ti japin leje. Natyrisht banorët e Thethit nuk kanë njohje me “Sinaloan”, se do i kishin marrë brenda ditës letrat edhe të maleve në vendin fqinj. Tani ka dërguar forcat me kallashnikov Rama.

Do ua grabisë me luftë pronën. Kur cënohet ndonjë prokuror apo gjyqtar për shkak të përdorjes nga qeveria, KLP e KLGJ bëjnë garë kush të bërtasë i pari. Në rastin e prokurores së Shkodrës, zonjës Gjeli, ata dëshmojnë se janë punëtorë të PS dhe jo njerëz të një drejtësie me demek të reformuar.

Siç rrinë e çojnë dorën, nga fryjnë erërat e qeverisë dhe ambasadave nëpër votime. Por dje, as deri të fotokopja qëndrimit të kreut të Delegacionit të BE Gonzato, nuk arritën dot të shkojnë.

Kryegjykatësi Rama nën dalldinë e kërkesave të ortakëve paszgjedhorë, shkruan tekstin për KLP dhe ILD, se sipas tij, prokurorja na paska hedhur në kosh një krim të shumëfishtë!! Po për vëlla Olsin e “Xibrakës” cili prokuror e hodhi në kosh krimin e shumëfishtë?!!

Përfaqësueja e drejtësisë paska mbrojtur shkatërrimin e pronës!!

Po në Shkodër cili gjyqtar për investitorin strategjik në qeli Pëllumb Gjoka e mbrojti shkatërrimin e pronës publike e private?!
Paska vepruar në mënyrë arbitrare të dyshimtë,?!

Po për Benet Becin a nuk vepruan në mënyrë arbitrare e të dyshimtë duke e mbajtur të fshehtë e vonuar marrjen të pandehur sa prokurorë e gjyqtarë bashkë, madje specialë?!!

Po për mosthirrjen për të dëshmuar për inceneratorin e Tiranës, si firmëtar i dhënies së bonusit kompanisë fantazmë që nuk ekzistonte cili prokuror duhet lëvduar, si i emërton Rama ata?

Po për mosthirrjen për të dëshmuar për Rama-MecGonigal si i vlerëson ai sërish prokurorët specialë?

Po për investimet strategjike dhënë emrave të shumtë të botës së Mafies, trafikantëve ndërkombëtarë të drogës, nga zyra e drejtuar prej tij, e mos-hetimin e tyre, si i këshillon

Rama përokurorët sërish specialë?! Ka një pafundësi pyetjesh.

Por lajmi i mirë është prokurorja Gjeli. Ajo dëshmoi se drejtësia dhe sëmundja e saj duhen shëruar, ndarja e pushteteve është shenjtëri kushtetuese. Reagoi dhe foli sepse nëse do të kishte pasur mëkat tjetër professional, Rama dhe ushtria e tij servile nuk do e kishin kursyer.

Zonja Gjeli, është për tu falenderuar, ndërkohë që institucionet e pavarura që varen nga sms-të e Ramës janë të turpëruara. Zonja i betohet Kushtetutës jo Ramës, jo qeverisë, jo partive. Po Drjetësisë sonë i mungon vërtet një “Gjel”. Historia edhe ajo juridike, ka mekanizma rastësorë të çuditshëm. Përse jo..!!

Etiketa: aksioniBasir ÇollakugjeliprokuroriaShkodertheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

16:53 : 21/06/2026
AKTUALITET

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

14:56 : 20/06/2026
AKTUALITET

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë, njëri kishte armë

12:47 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

10:01 : 16/06/2026
AKTUALITET

Premtonte programe studimi jashtë dhe zhvaste qytetarët, prokuroria e Shkodrës çon në gjyq të pandehurin /EMRI

09:57 : 15/06/2026
AKTUALITET

Pas sherrit tentoi të përplasë me makinë 4 persona, shoferi akuzohet për “vrasje me dashje në tentativë”

10:20 : 13/06/2026
Para

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

TË GJITHA

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş