• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

I ulur në njërën prej karrigeve të Parkut Olimpik në Tiranë, Taulant Balla, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, sheh në telefonin e tij celular video-meme me kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Një shkallë poshtë Ballës, grupet e numërimit hapin zarfet e ardhura nga shtete të ndryshme të botës me votat e emigrantëve shqiptarë.

Vota e diasporës, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri, konsiderohej si një nga surprizat e zgjedhjeve të 11 majit, por rezultatet e para pasditen e së hënës sugjerojnë se ajo mund të reflektojë pothuajse të njëjtën pasqyrë si zgjedhjet brenda vendit.

Në 9285 zarfa të numëruar deri në orën 17:00 të së hënës nga 194,889 gjithsej, në vetëm 4 për qind të totalit, Partia Socialiste ka një avantazh me 55% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 28% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me mbi 8%.

“Emigrantët na votojnë sepse sot ata ndjehen krenarë që flamuri ynë do të valëvitet në oborrin e BE-së,” tha Balla për BIRN, ndërsa nuk sheh ndonjë kundërthënie mes faktit që shqiptarët e larguar jashtë vendit kanë ikur për një jetë më të mirë, ndërkohë që votojnë partinë e tij që ka 12 vjet në pushtet. Balla i zhvlerësoi akuzat e Partisë Demokratike për patronazhim të votës së diasporës si “praktika elektrorale të partive”.

Në anën tjetër të sallës së madhe të ndërtuar për sportet olimpike qëndron Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën. Topalli nuk përpiqet ta fshehë zhgënjimin nga trendi i votës së emigrantëve në disfavor të opozitës.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

“Kur doli Berati këtu në 90% për PS-në, nuk dija çfarë të mendoja, vetëm në kohë të Enver Hoxhës ka ndodh kjo,” tha Topalli duke drejtuar dorën nga ekranet përballë ku shfaqen votat e lexuara dhe rezultatet për çdo qark.

Topalli thotë se nga rezultatet e para ka kuptuar se PS ka punuar fort me diasporën në bazë të llogaritjeve që ka bërë për mandate në qarqe të caktuara. “Po ta shohësh me kujdes, ky trend votash është përcaktues për mandate deputetësh në disa qarqe si Berat, Fieri, Elbasani, Korça e deri diku dhe Durrësi,” thotë ajo duke treguar habi për llogaritë paraelektorale të socialistëve.

Pavarësisht zhgënjimit, Topalli ka vendosur të qëndrojë deri në fund të numërimit të votave, ndërsa i kushton vëmendje votës së ardhur nga Greqia, e kontestuar prej partisë së saj për probleme me dërgimin e postës.

“Kur të hapet Greqia do të jetë 120 përqind për ata,” thotë Topalli duke pretenduar se zarfet e votave janë plotësuar në mënyrë të parregullt dhe se dorëzimi i tyre në KQZ është bërë po ashtu pa procesverbalet e firmave të votuesve.

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike nga diaspora pritet të mbyllet të mërkurën, ndërkohë që numërimi i votave për kandidatët në listat e hapura do të nisë nga fillimi pas daljes së rezultatit për partitë.

Jona Josifi, drejtoreshë për votën e Diasporës në KQZ, e cila u bë protagoniste e presionit politik nga dy partitë e mëdha në fillim të procesit, është duke monitoruar punën e numëruesve dhe i perifrazon këto presione si pjesë të punës së saj. “Unë vazhdoj punën time, nuk ndihem e intimiduar,” tha ajo për BIRN.

Vota e diasporës është një risi në këto zgjedhje pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u bënë në bazë të një pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në fund të vitit që shkoi. Administrimi i votës së emigrantëve i ka kushtuar disa miliona euro taksapaguesve shqiptarë, por ky proces votimi, sipas Ballës, nuk është i duhuri.

“Kjo votë mund të bëhej në mënyrë elektronike që në momentin e regjistrimit të tyre për votim,” thotë Balla duke shtuar se gjithashtu procesi i numërimit bipartizan krijon vonesa të panevojshme. “Metodë staliniste,” shtoi ai më tej për administrimin e procesit me numërues të caktuar nga partitë, duke theksuar se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet./ BIRN

 

Etiketa: BallaJona JosifiShqiperitopalliVota e diasporëszgjedhje

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

10:48 : 02/06/2026
Para

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

TË GJITHA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom