• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Boldnews.al

Zgjedhjet varen nga vullneti politik i votuesve dhe nuk caktohen nga sistemi i drejtësisë. E, megjithëse kjo devizë është e njohur sa ka jetë politike në botë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) në Shqipëri hyri në garën parlamentare të 11 majit si një “faktor i tretë”, krahas maxhorancës së Edi Ramës dhe opozitës së Sali Berishës, por që rezultoi me ndikim më pak se “partiçka” e Enkelejd Alibeaj.

Përgjatë muajit të fushatës dhe periudhës që e paraprinë atë, shqiptarët dëgjuan premtimet e kryeministrit Rama për “pasaportë europiane”, projektin ekonomik të Berishës për rimëkëmbjen e vendit dhe…premtimet e SPAK-ut për parandalimin dhe goditjen e krimit elektoral.

Ndërkohë që premtimet e dy të parëve do të duhet të provohen pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ato të lëshuara për parandalim nga SPAK-u arritën në finishin e tyre.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Në janar të këtij viti, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prezantoi platformën për parandalimin e krimeve zgjedhore. Në kuadër të këtij dokumenti strategjik, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

SPAK mori një rol parësor në zbatimin e kësaj strategjie, ku Dumani, në cilësinë e drejtuesit të strukturës së posaçme hetimore, zhvilloi takime në prokurori lokale, ku shpërndante “porosi dhe direktiva”, sipas mesazheve publike të shpërndara në media nga stafi i tij.

Në Shkodër, Altin Dumani la “porosi të posaçme” për mënyrën e bashkëpunimit kundër krimeve zgjedhore. Të njëjtin mesazh përsëriti edhe në prokurorinë e Lezhës. Më herët, “direktivat” e kreut të SPAK-ut u dëgjuan nga prokurorët në Fier, në Durrës apo u përcollën me përfaqësues edhe në prokurorinë e Elbasanit. Madje, në këtë të fundit, “porositë speciale” u përcollën dy herë.

Ndërkohë, prokurori të tjera, si ajo e Tiranës apo e Vlorës, nuk patën fatin që të merrnin orientime specifike nga Prokuroria e Posaçme, duke i lënë këto të fundi në një lloj forme, si “jetime”.

E gjithë strategjia e ndjekur shërbeu për të ngritur kultin e individit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili mori një rol parësor në të gjithë këtë histori, megjithëse ligjërisht dhe procedurialisht, ai nuk ka asnjë kompetencë për të shpërndarë “porosi dhe direktiva” për drejtuesit lokalë të prokurorive.

Natyrisht, ky kult individi në fushatë zgjedhor u ngrit edhe falë vanitetit të shefave të prokurorive në qytete, të cilët kokëulur dëgjonin dhe mbanin shënime mbi “orientimet” që vinin nga SPAK-u.

Gjithësesi, raporti mes prokurorëve është një zgjedhje e tyre dhe Dumani ka arritur t’i vendosë nën kontroll, duke nxjerrë jashtë loje Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Ajo që ka rëndësi për publikun, nuk është “fërkimi” mes prokurorëve, as kulti i individit, por rezultatet në parandalimin e krimeve zgjedhore.

Këtu, rezultatet janë shumë pranë zeros. Strukturat ligjzbatuese në Elbasan kanë përcjellë informacione të bollshme për dyshime mbi blerje votash në qendrat elektorale të Partisë Socialiste. Nga SPAK-u, deri më tani, nuk u urdhërua asnjë kontroll ambjentesh për të konfirmuar dyshimet, por përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme janë mjaftuar me dy takime “orientuese”.

Në Shkodër, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle mbi disa përfaqësues të stafit të Tom Doshit, vetëm pasi ky i fundit dhe partia e tij ngritën pretendime politike kundër socialistëve të Edi Ramës.

Në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë e qendra të tjera të rëndësishme, nuk ka pasur asgjë që të tërheqë vëmendjen e SPAK-ut.

Strategjia dhe angazhimi i Prokurorisë së Posaçme kishte synin parësor parandalimin e krimeve zgjedhore, blerjes së votës, tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve. Tashmë që fushata elektorale përfundoi dhe qytetarët janë thirrur për të zgjedhur Parlamentin e ri, parandalimi i krimeve zgjedhore shfaqet vetëm si një utopi.

Etiketa: 11 MajiALTIN DUMANIEdi Ramafushate elektoralekrime zgjedhorePDpsspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

TË GJITHA

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom