• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

08:52 : 02/04/2025
në BOTA

Në kohët e pasigurisë gjeopolitike BE do të bëhet më rezistente ndaj krizave. Komisioni i BE-së ka paraqitur një dokument për sigurinë e brendshme. Synohet më shumë mbrojtje e të dhënave dhe forcimi i Europolit.

“Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në botën digjitale,” tërhoqi vëmendjen në Strazburg Henna Virkkunen, nënpresidente e Komisionit të BE-së.

Ajo përmendi si shembuj kriminalitetin e fuqishëm të organizuar, rrjetet terroriste, kërcënimet hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike – shpesh nga aktorë shtetëror armiqësor. 64 përqind e europianëve janë të shqetësuar për sigurinë. Ata presin, që BE-ja të veprojë, tha komisarja finlandeze, e cila është përgjegjëse në Komisionin e BE-së për sovranitetin teknik dhe sigurinë.

Strategjia e sigurisë fokusohet tek zbulimi dhe parandalimi

Përgjigja e Komisionit të BE-së është strategjia “ProtectEU”, që u prezantua të martën (01.04.2025). Më parë Komisioni i BE-së pati deklaruar, se si BE synon të bëhet më imune në fushën e mbrojtjes. Strategjia e paraqitur të martën fokusohet tek siguria e brendshme.

Lexo edhe:

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Për këtë qëllim në këtë strategji vihet theksi tek zbulimi paraprak dhe parandalimi. Në të ardhmen në BE do të ketë rregullisht analiza të brendshme të rrezikshmërisë përmes shkëmbimit më intensiv të të dhënave edhe ndërmjet shërbimeve sekrete dhe shteteve anëtare.

Gjithashtu BE do që vendet anëtare të jenë më imun kundrejt kërcënimeve hibride – si p.sh. sulmeve kibernetike, që paralizojnë spitalet apo rrjetet energjetike. Për këtë në të ardhmen duhet të sigurohet më mirë infrastruktura kritike përmes rregullave të reja që garantojnë sigurinë në rrjet.

Sipas dokumentit të strategjisë disa nga sulmet më të rënda hibride kanë shënjestruar sigurinë dhe demokracinë europiane përmes informacioneve të rreme dhe aktiviteteve ilegale në internet. Ndaj synohet tani që ligjet ekzistuese, si ligji për shërbimet digjitale të zbatohen më me rigorozitet.

Europoli duhet të forcohet

Paralelisht duhet të ketë një veprim më të ashpër dhe më shumë personel në luftën kundër kriminalitetit. Agjencia e mbrojtjes së kufijve Frontex, që është përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të BE-së, duhet të përforcohet nga rreth 10.000 punonjës që ka aktualisht në 30.000. Edhe autoriteti policor, Europol, duhet të “forcohet masivisht”, deklaroi para Parlamentit Europian komisari për Punët e Brendshme, Magnus Brunner.

Në dokumentin e strategjisë deklarohet për vitin 2026 një projektligj, për ta shndërruar Europolin në një “autoritet operativ policor”. Ndër të tjera do të forcohen njohuritë teknologjike dhe kapacitetet e Europolit për mbështetjen e autoriteteve kombëtare të ndjekjes penale. Ndërkohë Europoli mbështet shtetet anëtare në luftën kundër kriminalitetit.

Strategjia e sigurisë përmban një paketë aktesh ligjore, zbatimi i të cilave kërkon edhe masa të mëtejshme ligjore.

/DW

Etiketa: BEe brendshmekrizaplanirrezikrritjasigurinë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
Para

Lëvizja “Bashkë”: E majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

TË GJITHA

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026

Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier. Krijohet trafik kilometrik

08:20 : 16/07/2026

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026

Sot temperatura përvëluese, parashikimi i motit

08:02 : 16/07/2026

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş