Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, krerët e Sekretariateve dhe Komisionin e Apelimit.
Flamur Noka, i cili përballej me Saimir Korreshin, u rikonfirmua Sekretar i Përgjithshëm mes polemikave brenda partisë pas kundërshtive nga Ilirjana Kuçanaj në mbledhjen e djeshme.
Ndërkohë, nënkryetarët fitues janë Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajazitin. Në Sekretariat u votuan edhe 14 sekretarë të tjerë që do të mbulojnë fusha të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të partisë.
Anëtarë të Komisionit të Apelimit u zgjodhën Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.
LISTA E FITUESVE:
Nënkryetarët
Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti
SEKRETARIATI I PARTISE:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
KOMISIONI I APELIMIT:
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi














