Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e quajtur si kryqëzimi i pushimit të shoferit.
Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes.
Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksëagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip mini furgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Drejtuesi i mjetit Volksvagen është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.















