• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhet e zgjedhjeve gjermane

15:36 : 24/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani nuk prodhuan ndonjë surprizë të veçantë dhe ishin parashikuar gjerësisht nga sondazhet parazgjedhore. Si zakonisht, pa kaluar 24 orë, rezultati doli, nuk pati kontestime, madje kryetarët e partive kryesore dolën dhe debatuan në televizion dhe dy prej tyre dhanë dhe dorëheqje lajv. Gjithçka brenda një normaliteti politik nga i cili jemi vite larg, pasi këtu te ne fushata fillon rreth një vit para, partia në pushtet ka luksin që me fonde shtetërore të bëj fushatë të kushtueshme, të përdori ushtri patronazhistësh të paguar me taksat tona në poste publike, të përdori asfalt elektoral, administratën publike me shtesat parazgjedhore etj.

Gjithsesi, për t’iu rikthyer Gjermanisë, sic pritej, kristiandemokratët e CDU/CSU u konfirmuan forcë e parë politike me 28.6 përqind. AFD e ekstremit të djathtë më pak se 21 përqind, duke dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit dhe ku në territorin e ish-Gjermanisë Lindore shkoi deri në 34 përqind, duke arritur dhe rezultatin më të mirë elektoral në historinë e saj. Por gjithsesi për shkak të qëndrimeve të saj gati ekstreme në raport me të ardhmen e Gjermanisë në BE, NATO etj., por edhe retorikës që shpesh i ka kaluar kufijtë e provokimit publik dhe ka qenë shpesh dhe denigruese, është përjashtuar nga kancelari i ardhshëm Merz për të qenë pjesë e qeverisjes. Por ndërkohë pritet t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të tretë më të madh në parlamentin evropian “Patriotët për Evropën” ku bëjnë pjesë 86 europarlamentarë nga 13 shtete, përfshirë partinë e Lë Penit në Francë, atë të Orbanit në Hungari apo LEGA të Salvinit në Itali.

Surpriza mund të quhen mosarritja e pragut elektoral e partisë së majtë nacionaliste BSË të Sahra Wagenknecht, si dhe me shumë mundësi edhe i liberalëve të FPD-së. Ndërkohë që nuk ishte surprizë humbja e qartë e social-demokratëve nën udhëheqjen e Scholz e cila mezi kaloi 16 përqindëshin. Gjithsesi koalicioni mes CDU së Merz me SPD-në është ai më i pritshmi dhe i testuar edhe më parë në Gjermani. Diferencat e qarta elektorale i japin një mandat ekzekutiv të fortë Merz për të imponuar axhendën e partisë së tij, veçanërisht përsa i përket qëndrimit të prerë ndaj mospranimit të emigrantëve të paligjshëm dhe deportimit të atyre aktual. Ndërkohë që partia E Majta e kaloi pragun por natyrisht as që bëhet fjalë të jetë në qeverisje pasi asnjë forcë politike nuk pajtohet me qëndrimet e saj ekstremiste.

Për shkak të rillogaritjes së mandateve aktuale për shkak të moskalimit të pragut nga BSË dhe me shumë mundësi FDP, rrëzohen mundësitë që të shkohet drejt një koalicioni “xhamajkan” dikur të testuar që mund të bashkonte CDU me SPD dhe liberalët e FPD, por edhe një koalicioni “afgan” (nisur nga ngjyrat) me socialdemokratët dhe të gjelbër, pasi këta të fundit janë të pozicionuar më majtas se SPD e qendrës së majtë dhe mund të shkaktonin përplasje të forta për sa i përket çështjes së emigrantëve të paligjshëm, burimeve të energjisë, qëndrimeve në çështjet e sigurisë së brendshme, politikës fiskale dhe politikës së jashtme me Merz dhe CDU/CDU kryesuese. Kjo mund tëçonte në vështirësi negociatash përgjatë periudhës tetë javore dhe rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të përplasjeve ideologjike dhe programore në të ardhmen. Por në varësi të rezultatit përfundimtar, gjasat janë që këto të shmangen dhe një qeveri CDU/SPD të jetë koalicioni i madh që synon t’i japë një lidership më të fortë Gjermanisë që po përjeton vitin e dytë në stanjacion, por edhe të rikthejë lidershipin e saj në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe:

Fije që priten

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

Deklaratat e para të Merz për një lidership të fortë në BE, përshëndetja entuziaste e fitores së CDU/CSU nga presidenti amerikan Trump, pritshmëria për fuqizimin e mëtejshëm të grupit të partive popullore ne parlamentin evropian që tradicionalisht janë grupi më i madh si dhe rritja e konkurrueshmërisë evropiane në nivel global, japin shpresa për efektin që zgjedhja e kancelarit të ri të jap një ndikim që kalon kufijtë e Gjermanisë. Gjithashtu duke marrë parasysh ndikimin politik që CDU-ja ka pasur në vijimësi edhe në Shqipëri, mbështetjen e vazhdueshme me ekspertizë teknike që ka pasur edhe KAS në vendin tonë veçanërisht në shkrim programin e PD-së dhe frymën e re që përçohet nga vendi më i fuqishëm i BE-së, sinjalet janë shpresëdhënëse dhe për rotacionin politik në Shqipëri.

Etiketa: Gjermaniilir kalemajmerzrezultatetZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

12:58 : 11/07/2026
Lajmet e Dites

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

08:54 : 11/07/2026
BOTA

Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik

18:35 : 09/07/2026
BOTA

Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani

13:06 : 09/07/2026
BOTA

Vrau 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani

16:56 : 08/07/2026
Para

Trump pret Macron në Shtëpinë e Bardhë, ja çfarë diskutuan dy presidentët

TË GJITHA

France 24: Dua Lipa sfidon qeverinë për protestat

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş