• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dumani në krye të “Task Forcës”/ SPAK plan masash kundër krimit zgjedhor për “11 Majin”

10:24 : 29/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kur na ndajnë pak më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, SPAK ka ngritur një task forcë të kryesuar nga Altin Dumani që do të marrë masat për parandalimin e krimit zgjedhor.

Nga grupet hetimore që do ngrihen nga SPAK-u dhe që do veprojnë në terren në të 12 qarqet e vendit dhe 61 bashkitë, mbledhja e informacionit dhe denoncimeve, procesi i verifikimit dhe madje investigimi i aktivitetit financiar të personave të dyshuar apo partive politike gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve.

SPAK ka paralajmëruar me anë të një njoftimi publik edhe 4 veprat penale që rrezikojnë kundravajtësit, të parashikuara në ligj. Ka qenë vetë kreu i institucionit, Altin Dumani, i cili ka firmosur këtë plan masash dhe strategji prej 24 Janarit.

“Këto masa janë lëshuar me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni”, thuhet në njoftim.

MASAT KRYESORE:

Lexo edhe:

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

Azilet me dhunë, rrezik, korrupsion dhe pa mjekë/ Rrëfehen të moshuarit: Drejtoresha na vjedh lekët!

  1. Ngritjen e një grupi hetimor (Task Forcë):
    • Grupi hetimor përbëhet nga a) një Strukturë Qendrore dhe b) grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.
    • Struktura Qendrore do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.
  1. Monitorimi dhe Hetimi:
    • Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive.
    • Grupet hetimore në terren do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.
  1. Bashkëpunimi:
    • Drejtuesi i Prokurorisë, sipas vlerësimit të situatës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të
    • Një nga hetuesit e BKH-së caktohet si person përgjegjës, i cili do të jetë në kontakt të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në kohe reale.
    • Gjatë periudhës zgjedhore grupet hetimore në terren koordinojnë dhe bashkëpunojnë edhe me drejtuesit dhe prokurorin e gatshëm të zyrave të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, drejtuesit e drejtorive të policisë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese, institucioneve të tjera publike, median, shoqërinë civile dhe pushtetin lokal në rrethin që ata mbulojnë.
  1. Denoncimet dhe Marrëdhëniet me Publikun:
    • Do të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe adresë email-i. Cilësojmë se:
      • “Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale.”
    • Do të ngrihet një grup pune i posaçëm që do të monitorojë të dhëna e bëra publike në media dhe rrjetet sociale dhe që më pas do t’ia përcjellë këto të dhëna Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.
  1. Monitorimi Financiar: 
    • Një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Prokuroria e Posaçme fton të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe private, shoqërinë civile, mediat dhe publikun e gjerë që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore. Denoncimet e dokumentuara dhe të bazuara në prova janë thelbësore për të zbuluar dhe ndjekur penalisht çdo akt kriminal që cënon integritetin e zgjedhjeve. Prokuroria e Posaçme garanton trajtim të shpejtë, profesional dhe të pavarur të çdo informacioni të marrë dhe fton publikun të përdorë kanalet zyrtare për denoncime, duke kontribuar kështu në një hetim efektiv dhe në kohë të veprave penale në kuadër të krimit zgjedhor në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Veprat penale:

Veprat penale në kuadër të krimeve zgjedhore nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme janë:

  1. Korrupsioni aktiv në zgjedhje ( Neni 328 i Kodit Penal);
  1. Korrupsioni pasiv në zgjedhje (Neni 328/b i Kodit Penal);
  1. Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur (Neni 75/a germa (b) i Kodit të Procedurës Penale);
  1. Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga zyrtarë të lartë publikë si Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë̈, kryetari i bashkisë, deputeti, zëvendësministri, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈, dhe drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj (Neni 75/a germa (c) i Kodit të Procedurës Penale).
Etiketa: 11 MajiALTIN DUMANIarrestimeEdi RamaelektoraleklrimekorrupsionKQZopozitaplatformapsqytetariSali Berishaspakvepera penalezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
AKTUALITET

Azilet me dhunë, rrezik, korrupsion dhe pa mjekë/ Rrëfehen të moshuarit: Drejtoresha na vjedh lekët!

21:09 : 17/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

16:35 : 17/07/2025
AKTUALITET

Daja i Shabanit humbet mundësinë për t’u bërë deputet/ Kandidatja e Lapajt kërkon mandatin, kërkesë KQZ

15:41 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
Para

REL: Fushata zgjedhore në Kosovë, një garë milionëshe për vota

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025

I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit

08:42 : 18/07/2025

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com