• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD takim me delegacionin e PE: Përballë në zgjedhje kemi krimin

14:39 : 29/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Delegacioni i Parlamentit Europian prej 10 eurodeputetësh, të cilët ndodhet në Tiranë  për takimin e 18-të të Komisionit ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit, është takuar edhe me përfaqësuesit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Oerd Bylykbashin.

Së fundmi është zbardhur edhe diskutimi mes tyre, ku Bardhi ka theksuart se takimi i sotëm do të zhvillohet në ambientet e një hoteli, vetëm për shkakun se ata janë ndëshkuar nga opozita.

Më tej, deputeti demokrat iu ka bërë me dije eurodeputetëve se Qeveria nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe si përballë në zgjedhje kanë krimin e organizuar. Bardhi ka kërkuar mbështetje nga deputetët e PE-së.

Gazment Bardhi: Integrimi është një synim politik i shqiptarëve dhe një arritje e shqiptarëve, por ne nuk mund të mos flasim për të vërtetat. Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot ne takimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit e bëjmë në një hotel, sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë. Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e Jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Avdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar Kryeministrit se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e Partisë Socialiste në Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët. Na qëndroni afër në këto momente sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj.

Lexo edhe:

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Ndërsa, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se opozita duhet të jetë pjesë e procesit të integrimit, por që refuzohen nga ana e mazhorancës, duke theksuar dhe refuzimin për ngritjen e 9 komisioneve hetimore parlamentare.

Gjithashtu, Tabaku deklaroi se ende nuk ka një refrormë të plotë zgjedhore për të zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, duke përmendur të gjitha shkeljet e mazhorancës në zgjedhje dhe tha se Qeveria teknike është jetike në këto kushte.

Jorida Tabaku: Ky komitet do të na ndihmojë të bëjmë punën tonë më mirë për të monitoruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Shqipëria ka nisur procesin e negocimit dhe hapjen e klasterit të parë dhe opozita është aktore në këtë proces duke qenë se ne e mbështetëm atë me fakte dhe votën tonë pro.

Ne, ndërkohë po punojmë për të vërtetat që nuk shkruhen përherë në raporte siç janë. Ndaj duhet t’i themi gjërat siç janë. Ne si opozitë, personalisht unë, kemi punuar me dëshirë dhe me çdo formë për të qenë ky proces integrimi gjithëpërfshirës. Mirëpo fatkeqësisht nuk gjejmë të njëjtin vullnet tek mazhoranca. Komisionet hetimore nuk na jepen dhe kjo ka shkak sepse mazhoranca ka frikë. Pak vite më parë drejtova një Komision Hetimor për inceneratorët që zbuloi një skemë që sot ka shumë përpara drejtësisë përfshirë një ish zëvendëskryeministër që është në kërkim ndërkombëtar. Nga ajo ditë janë refuzuar 9 komisione hetimore që janë mekanizëm në dorë të opozitës.

Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe fatkeqësisht ne ende nuk kemi një reformë të plotë zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, një reformë që nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe vullneti opozitës qëndron, por jo i shumicës. Ne kemi bërë disa ndryshime zgjedhore për të adresuar disa ndryshime të kërkuara për votën e diasporës, mirëpo fatkeqësisht qeveria po përdor çdo mjet shtetëror për interes partiak. Ashtu siç thotë raporti OSBE-ODIHR, Kryeministri Edi Rama po përdor stafin diplomatik për votën e emigrantëve dhe të diasporës, duke dhënë shembullin ekselent se si është partia-shtet.

Ne kemi vënë re shkelje të vazhdueshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit sidomos në fushën e garës dhe tenderimeve publike. Shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit janë parë në projekte të mëdha ku janë injoruar të gjitha pikat kyçe të garës së hapur dhe kjo ka ndikuar përkrahësisht në rritjen e tregut të lirë dhe konkurrencës. Qeveria teknike është jetike në kushtet kur zgjedhjet, mungesa e check and balance dhe demokracisë. Ndaj kjo është arsyeja përse kemi arritur në konkluzionin për të kërkuar një qeveri teknike.

I pranishëm ishte dhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili e shtyu më tej mendimin e tij për aspektin zgjedhor, duke ngritur shqetësime për manipulime nga qeveria. Po ashtu, Bylykbashi ngriti dhe shqetësimin e mungesës së drejtësisë së pavarur.

Bylykbashi: Zgjedhjet janë benchmark për të kuptuar cilësinë dhe nivelin e demokracisë dhe ne besojmë dhe kemi prova që është goditur në themel. Ne duam që të kthehemi në parametrat ku zgjedhjet kishin konsensus dhe ku pranoheshin. Ne po bëjmë një situatë ku duhet të rikthehemi aty ku ishim duke u përmirësuar.

Shteti është aktor i plotë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe në thyerje të plotë të OSBE-së në vend. Ne nuk kemi garë të barabartë. Nuk ka mundësi për rotacion politik. Përdoren pushtete rregulluese ku qeveria vendos rregulla në favor të kandidatit të saj, duke i bërë presion votuesve. Përdoren të dhënat e qytetarëve me një sistem patronazhi ku qytetarëve u ushtrohet presion dhe kjo prodhon një sjellje të qeverisë që injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që përjashton më shumë se ½ e deputetëve nga Kuvendi dhe që shkatërron rregullat apo që prish Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit duke vendosur dhe ligje personale.

Nëse BE e merr këto pika dhe e kthen në skaletë kontrolli duke zbërthyer problemet që krijohen duke ia pamundësuar qeverisë Rama që të manipulojë zgjedhjet. Dua të prek dhe çështjen e drejtësisë. Ne donim një drejtësi të pavarur, funksionale dhe të pakkorruptuar dhe jo një reformë që zvarritet prej 10 vitesh që është më keq se sa kur s’qe reformuar.

Etiketa: delegacionideputeteurodeputetetgazment bardhiJordia TabakuOerd BylykbashiPDPEzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
Para

Kurti: Unë s’mund të themeloj asociacion të komunave si kryeministër

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com