• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lëvizja Bashkë/ Të gjithë të korruptuarit përpara drejtësisë

11:02 : 25/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj dosjes “Meta” kanë zbuluar një model të rrënjosur të marrëdhënieve midis politikës dhe oligarkisë ekonomike në Shqipëri.

‘Lëvizja Bashkë’ e udhëhequr nga Arlind Qori vazhdimisht në kohë të ndryshme ka denoncuar rastet kur qeveritarë të nivelit të lartë bashkëpunojnë me oligarkët për të përmbushur interesat e një grushti të vogël njerëzish të fuqishëm, ndërsa qytetarët shqiptarë dhe interesi publik janë injoruar.

‘Lëvizja Bashkë’ thekson se hetimet nga dosja e Ilir Metës tregon se si shteti është kapur nga oligarkia duke ndikuar drejtpërdrejt në politikat publike dhe ekonomike.

Prokuroria e Posaçme e akuzon çiftin Meta-Kryemadhi për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, nga një marrëveshje të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji me porosi të biznesmenit Samir Mane, përfshirë amendamentet në ligjin për minierat që favorizonin kompaninë e tij.

“Një nga oligarkët e përfshirë në hetimet e SPAK-ut është Samir Mane. Mane ka pasur një marrëdhënie të dyshuar korruptive me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas SPAK-ut, Meta dhe Kryemadhi ndihmuan Manen në miratimin e ndryshimeve ligjore në favor të tij, përfshirë amendamentet në ligjin për minierat, që favorizonin kompaninë e tij Albchrome. Mane ofroi në këmbim përfitime të paligjshme për çiftin, duke përfshirë premtimin e një vile në kompleksin luksoz Rolling Hills, e cila u la pasi marrëveshja u bë publike”, vijon shkrimin Lëvizja Bashkë.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

Pavarësisht se në dosjen e SPAK-ut nuk përmendet në asnjë resht kryeministri Edi Rama është pjesë e marrëveshjes korruptive pasi mazhoranca socailiste në 2014 miratonte ligje jo për interesin kombëtar por të një grushti njerëzisht të lidhur ngushtë me pushtetarët.

Asokohe njësoj si ditët e sotme qeveria Rama i ka mbyllur derën konkurrencës ndërsa favorizohen njerëz të preferuar që kanë lidhje të ngushtë ose shpesh herë korruptive me kryesocialistin Rama.

“Mbrojtja që kryeministri Edi Rama i bëri në vitin 2014 ligjit për sektorin minerar, duke e paraqitur atë si një nismë revolucionare që do t’i jepte fund “barbarisë” në shfrytëzimin e pasurive natyrore, sot del nën një dritë të re dhe demaskuese. Ligji, i cili sipas SPAK-ut ishte porositur nga oligarku Samir Mane për të favorizuar interesat e tij në industrinë minerare, veçanërisht për kompaninë Albchrome, në fakt nuk ishte as revolucionar dhe as në shërbim të interesave kombëtare, por një mjet për të siguruar përfitime të mëdha për një biznesmen të lidhur ngushtë me qeverinë. Ndërsa Rama fliste për “siguri” dhe “progres”, realiteti është se ligji kishte për qëllim të mbyllte derën për konkurrencën dhe të siguronte favore për oligarkun e preferuar të qeverisë”, vijon Lëvizja Bashkë.

“Lëvizja Bashkë” i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zgjerojë akoma edhe më shumë hetimet për ligjet me porosi që janë hartuar nga qeveritarët me qëllim për të favorizuar interesat e ngushta të oligarkëve.

Nga “lojërat e fatit” deri tek “autonomia spitalore”, Arlind Qori rendit disa nga ligjet që duhet të kalojnë në skanerin e SPAK-ut që duhet të thellojë hetimet në mënyrë që mos dëmtohet konkurrenca dhe kapja e institucioneve.

“SPAK duhet të zgjerojë hetimet e tij dhe të shqyrtojë të gjitha ligjet me porosi që janë hartuar për të favorizuar interesat e ngushta të një pakice të fuqishme në Shqipëri. Ligji për Teatrin Kombëtar, ligji për lojërat e fatit, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji për investitorët strategjikë, ligji për arsimin e lartë, ligji për autonominë spitalore dhe ligji për zonat e mbrojtura janë vetëm disa prej atyre që janë kritikuar për favorizimin e oligarkëve dhe kapjen e institucioneve shtetërore. Këto ligje kanë deformuar konkurrencën e drejtë dhe kanë krijuar favore për individë të lidhur me pushtetin, duke dëmtuar interesin publik”

Për më tepër, SPAK duhet të përqendrojë hetimet në koncesionet dhe monopolet e krijuara në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, përfshirë energjinë, naftën, cigaret, telekomunikacionet dhe infrastrukturën. Këto marrëveshje, shpesh të dhëna përmes tenderëve të manipuluar ose ligjeve të personalizuara, kanë lejuar që oligarkë të fuqishëm të fitojnë pasuri dhe ndikim në mënyrë të padrejtë. Hetimi i këtyre koncesioneve dhe monopolëve është vendimtar për të çliruar shtetin nga kapja ekonomike dhe politike dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e vendit”, vijo Lëvizja Bashkë.

Në fund të shkrimit ‘Lëvizja BASHKË’ bën me dije se “do të vazhdojë të ngulë këmbë për sigurimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve përpara ligjit, pa kursyer asnjë emër oligarku dhe pushtetari, si dhe të organizojë shoqërinë për t’iu kundërvënë edhe politikisht kapjes së shtetit dhe korrupsionit të gjithanshëm”.

Etiketa: drejtesiaEdi RamafavorizimeIlir MetakorrupsionLevizja "Bashke"ligjeprokuroriaqeveriaspaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

"Do të siguroj vizën angleze"/ Mashtroi një shtetase duke i marrë 3 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom