• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllen hetimet për dosjen ‘Partizani’, Berisha: Proces i urdhëruar nga Rama dhe amerikanët

13:55 : 25/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

SPAK këtë të mërkurë ka mbyllur zyrtarisht hetimet për dosjen privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, për të cilët akuzohet ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamrbër Malltezi, dhe tre të pandehur të tjerë.

Gjatë kësaj të mërkure u firmos nga personat e akuzuar përfundimi i hetimeve të dosjes dhe tërheqja e saj nga pala mbrojtëse.

Ishte avokatja e kryedemokratit, Klodiana Gjyzari, e cila u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për Sali Berishën dhe  financieren Andia Pustina.

Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Lexo edhe:

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

Sali Berisha u paraqit në SPAK, me 11 shtator ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha akuza të forta: Proces i Montuar nga Edi Rama, Escobar dhe Yuri Kim

Pasi avokatja e tij firmosi përfundimin e hetimeve të dosjes ‘Partizani’ në SPAK, kryedemokrari Sali Berisha, në një konferencë për shtyp akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë Gabriel Escobar dhe Yuri Kim, e cila ka mbajtur rolin e ish-ambasadores së SHBA-së në Tiranë.

“Sot Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 mln euro dhe 3 apartamenteve si rrogëtar, ish-xhelati i policisë sekrete, Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme simotra biologjike e Taulant Ballës i dorëzuan avokatëve të mi dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën, dhe të njëjtën por shtuar edhe larje parash për dhëndrin Malltezi. Ky akt i paprecedentë i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh dhe fshehje dokumentesh zyrtare do të gdhendet në memorien e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.

Ky proces politik kundër Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Escobar dhe Yuri Kim, pas kërkesës së Ramës në asamblenë e tij që Sali Berisha të persekutohej, ndiqej e penalizohej. Por sot pas 4 vitesh hetime shteruese ata që projektuan, porositën hetimin ndaj Berishës e dhëndrit të tij gjetën asnjë provë fakt e dokument e dëshmi që të fajësojnë Berishën e Malltezin. Kështu që do t’u mbetet turpi njëherë e përgjithmonë për aktet e tyre. Kjo akuzë është një piramidë mashtrimi që bazohet në shtyllat kryesore”, deklaroi ai.

Duke i akuzuar prokuroët si politikë dhe privatë të Ramës, Berisha tha se ata vepruan në shkelje të kushtetutës dhe ligjit.

“Në këtë piramidë prokurorët politikë të prokurorisë private të Ramës kanë rreshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumente që shpallën në hetim Berishën e Malltezin dhe vendosën në shkelje të kushtetutës e ligjeve të vendit arrestin e tij në shtëpi, ndalimin e komunikimit me çdo person tjetër veç familjarëve të afërt dhe ndalimin e ndjekjes së punimeve të parlamentit, ndonëse pa asnjë masë dënimi siç kërkojnë ligjet”, shtoi ai.

Berisha: Me vettingu që më bëri, SPAK vërtetoi se kam së bashku me bashkëshorten vetëm 100 mijë euro kursime

Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha ironizoi edhe hetimin pasuror nga SPAK, për të vilin tha se e falënderon, pasi sipas tij ka nxjerrë në pah se pas 54 vitesh punë, ai dhe bashkëshortja e tij disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.

Më pas kreu i PD-së theksoi se me anë të vettingut, mori përgjigje e gjithë mafia ndërkombëtare, e cila e shpalli Sali Berishën një kampion të luftës kundër korrupsionit të deklaruar dikur prej tyre, e dizenjoi si non-grata për korrupsion.

“Të nderuar zotërinj, të falenderosh ata që kryejnë krime, që flenë mbi dosje krimi, që shkelmojnë Kushtetutën, Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut si njerëz të marrë peng pa ligj dhe moral, nuk më lejohet.

Përndryshe do i falenderoja ata për vetingun.

Me vetingun financiar 30-vjeçar të Sali Berishës, ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura se Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.

Merr përgjigje e gjithë mafia ndërkombëtare, e cila e shpalli Sali Berishën një kampion të luftës kundër korrupsionit të deklaruar dikur prej tyre, e dizenjoi si non-grata për korrupsion.

Merr përgjigje çdo shqiptar që mund të ketë menduar, i mashtruar nga propaganda se Sali Berisha ka përdorë pushtetin për të pasuruar veten”, tha kryedemokrati.

Dosja “Partizani” dhe akuzat për Berishën

Kujtojmë se më 11 shtator Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Kryedemokrati doli nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie dhe shkoi në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh, që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor, ora 10:00 si seancë të parë për të shqyrtuar ankimin e kreut të PD-së për masën e parë të sigurisë “Detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023. Seanca do të zhvillohet mbi një bazë dokumentesh, ku Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Sali Berisha ka kërkuar shfuqizimin e masës “Detyrim paraqitje”, që u vendos fillimisht ndaj tij, të cilën e konsideron si antikushtetuese. Padia e bërë në Kushtetuese nga Sali Berisha u pranua disa ditë më parë nga kjo trupë. Argument kryesor në padinë e Sali Berishës është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Kujtojmë se aktualisht Sali Berisha është me masë sigurie “Arrest në shtëpi” që prej dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PDsë së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Më datë 18 shtator, Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kundër vendimit të dhënë në datë 20 tetor 2023 për caktimin e masave të sigurimit personal nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Togat e zeza në atë kohë vendosën për Berishën masën “Detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, ndërsa për Malltezin u vendos arrest në burg. Kreu i opozitës kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve të dhëna nga dy gjykatat e faktit dhe Gjykata e Lartë, që lanë në fuqi masën e sigurimit, si të papajtueshme me Kushtetutën. Argument kryesor është fakti që Gjykata e Posaçme dhe SPAK nuk morën më parë autorizimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

Pas shqyrtimit të padisë kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, çka do të thotë që do të shqyrtohen të gjitha vendimet e marra nga gjykatat e tjera dhe po ashtu, interpretimi i nenit 73 pika 2 e Kushtetutës, që ka të bëjë me imunitetin e deputetëve. Dosja prej 500 faqesh e përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kalon në GJKKO në të cilën me short elektronik zgjidhet një gjyqtar për seancën paraprake.

Gjykatësi paraprak vendos nëse janë kryer hetime të plota dhe nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo do ta rikthejë në SPAK për hetime të mëtejshme, ose vendos të rrëzohet çështja. Këtu nis përballja në Gjykatën e Posaçme. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trupë gjykuese.

Etiketa: akuzaEdi RamaGabriel EscobarprocesSali BerishaspakvettingYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama bën llogaritë: Ja pse dhe ku do i marrim 78 mandate në 11 Maj

21:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025
Para

Zhduket 31-vjeçari në Kavajë, prej dy ditësh asnjë gjurmë! Babai: Doli me makinë...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com