• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Qeveria rrit kostot e rrugëve, por mohon se janë rritur çmimet e ushqimeve

16:31 : 19/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me lajmin se Qeveria pritet të rishikojë buxhetin e shtetit për të rritur kostot e disa projekteve për akse rrugore.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se janë  tre rrugë që do i rriten kostot me 260 milion euro më shumë se sa projeksioni i marsit të këtij viti dhe që do të paguhen nga xhepat e shqiptarëve.

Deputetja demokrate shprehet se rritja me 71% e kostove vetëm për këto projekte justifikohet nga qeveria se janë rritur kostot e materialeve dhe projektit në tërësi.

Sipas Tabakut, Qeveria pranon se janë rritur kostot për ndërtimin e rrugëve, por nuk pranon se janë rritur çmimet e produkteve që shqiptarët blenë çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël i lagjes.

“Qeveria socialiste mendon se Inflacioni ha vetëm të ardhurat e atyre që fitojnë koncesionet dhe PPP-të por jo të portofolit tuaj!” – shkruan Tabaku.

Lexo edhe:

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

Sipas deputetes, shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën, por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Qeveria socialiste pritet të rishohë buxhetin e disa prej projekteve që do të investohen nga paratë e taksave, dmth xhepave të shqiptarëve.

Janë tre rrugë që do i rriten kostot me 260 mln euro më shumë se sa projeksioni i marsit 2024. Përveç diletantizmit, paaftësisë për manaxhim financiar normal e sigurisht dhe shkatërrim të çdo koncepti normal buxhetor, rritja me 71% e kostove vetëm për këto projekte justifikohet nga qeveria se janë rritur kostot e materialeve dhe projektit në tërësi.

Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj. Për qeverinë janë rritur kostot e rrugëve por jo kostot e shërbimeve që ju merrni çdo ditë, të ilaçeve për prindërit dhe gjyshërit ato qeveria mendon se nuk janë rritur.

Qeveria socialiste mendon se Inflacioni ha vetëm të ardhurat e atyre që fitojnë koncesionet dhe PPP-të por jo të portofolit tuaj!

Shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin tuaj. Kjo është të mendosh për pakicën që merr tendera dhe të injorosh shumicën që paguan sa frëngu pulën për çdo gjë që blen në treg.

Etiketa: buxhetiçmimetJorida TabakukostotqeveriarrugetUshqimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

16:39 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
Para

Marshimi për Egli Progën, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş