Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të martë në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës.
Viktima është një shtetas 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili, sipas të dhënave paraprake, është ndjerë keq brenda ambienteve të institucionit.
Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i autoriteteve.














