GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrim Kompjuterit”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Po ashtu për gjykim ka kaluar edhe çështja në ngarkim të 16 pandehurve të tjerë, pjesë e grupit të Çobos.
Kujtojmë që 28-vjeçari u arrestua në mars në këtij viti në Dubai. Në janar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi hetimet paraprake për një grup kriminal, të cilët mashtronin duke vjedhur të dhënat bankare, përmes të cilave kanë “zhvatur” 4.7 milione euro.
- HETIMET
Hetimi ka filluar pas kallëzimit të shtetasit italian A.B. në 28.09.2020 (procedimi penal nr. 2041/2020 mod.44), i cili ka raportuar se kishte investuar një shumë të madhe parash (një total prej 700.000 euro), sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të Amazon dhe që do të kishin siguruar një marrëveshje të madhe përfitimi. Pas një interesi nga ana e tij, i njëjti person ka raportuar se ishte kontaktuar nga disa të vetëquajtur “ndërmjetës financiarë” të cilët, si pjesë e të njëjtit propozim investimi, duke synuar përfitimin e shumave të mëdha nga transferime të shumta financiare.
Në denoncimin e depozituar nga A. B. janë specifikuar në detaje të gjitha mënyrat e mashtrimit të pësuar, duke evidentuar se ka marrë kontakte telefonike dhe me postë elektronike me të poshtëshënuarit “operatorë financiarë” me të cilët kishte shkëmbyer dokumente të ndryshëm.
Si rezultat i veprimtarisë së përbashkët hetimore është bërë e mundur fillimisht identifikimi i Call centerit dhe disa nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas të cilit rezultonte se i kishte sjellë këtij grupimi kriminal një shumë të përgjithshme prej 1.300.000 eurosh, që mendohet të jetë vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si vijim i aktivitetit kriminal.
- AKTIVITETI KRIMINAL
Ky grup kriminal dyshohej se kishte ushtruar aktivitetin e tij deri në muajt prill ose maj të vitit 2022 ku edhe ka mbyllur aktivitetin e Call Centerit, me adresë rruga “Don Bosko”….
Pas provave të grumbulluara me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.75 datë 21.10.2022, fillimisht janë caktuar masa e sigurimit me karakter shtrëngues “arrest në burg”, për shtetasin Gilbert Pushani dhe arrest në shtëpi për shtetaset V. A. dhe E. Ç, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Ky vendim është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datë 25.10.2022. Njëkohësisht me arrestimet e shtetasve të mësipërm, më datë 25 tetor 2022, gjykata autorizoi kontrollin dhe sekuestron e Call Center-it të përdorur nga grupi kriminal me vendndodhje në Tiranë – Rruga “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2.
Në përfundim të kontrollit ndaj të dyshuarve dhe nga kontrolli në call center-in në Rrugën “Dritan Hoxha”, i cili në momentin e ekzekutimit ishte pa persona brenda, dha një rezultat pozitiv pasi lejoi gjetjen dhe sekuestrimin e 68 kompjuterëve personalë dhe materialeve të tjera të konsideruara me interes të veçantë hetimor.
- NJOFTIM PËR MEDIAT NGA SPAK:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.01.2024 ka
paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal Nr. 121,
të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo, i cili akuzohet për veprat penale
“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b
paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të
pandehurve Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion
Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta,
Olta Toçi, Orland Cani, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona
Abedinaj (Resuli), të cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa
personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të
struktruruar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe
334 pika 1 të Kodit Penal.
2. Në seancën e datës 16.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj,
pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 50, datë 16.07.2024 vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar
për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:
1. Bruno Çobo, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa
personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të
strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar
kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të
Kodit Penal.
2. Aldo Pasku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa
personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar
kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”,
parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
3. Antoneta Malo (Pepkolaj), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”,
të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1
të Kodit Penal.
4. Bruno Gjika, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
5. Elisa Çaçi (Caci), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer
në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
6. Erion Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
7. Florjan Bregu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
8. Hamit Dobi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm
të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht
nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
9. Gilbert Pushani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
10. Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të
kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1
të Kodit Penal.
11. Gjin Shelnishta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer
në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
12. Olta Toçi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm
të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht
nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
13. Orland Cani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
14. Mojsi Zuna, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
15. Rezarta Ibrahimi (Çaçi), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”,
të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1
të Kodit Penal.
16. Silvana Veliu, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në
dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
17. Valbona Abedinaj (Resuli), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi
kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar
kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika
1 të Kodit Penal.
-Viktimat e veprës penale: ****, përfaqësuar nga avokatët, **** në mungesë, për arsye se,
gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës si dhe bashkë me të edhe
kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur personalisht nga të pandehurit Bruno Çobo, Aldo
Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan
Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Orland Cani,
Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj.
II. Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përfshijë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit
paraprak të përbërë prej 39 (tridhjetë e nëntë) fashikujsh dhe aktet e paraqitura nga palet në seancë
gjyqësore.
III. Rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes së të pandehurit Mojsi Zuna, avokatëve Gentjan Rumano
dhe Elda Zoto për shpalljen e moskomptencës lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim për
kompetencë lëndore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si
një kërkesë e pabazuar në ligj dhe në prova.
IV. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
V. Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikullit të këtij gjykimi në Krysekretarinë e kësaj
gjykate brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes, duke ja vënë në
dsipozicion një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky trup monokratik.
Tiranë, më datë 17.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar