• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një individ ka përjetuar brenda një kohe të shkurtër një metamorfozë të çuditshme; në muajin dhjetor të vitit 2025 e shikonte veten pas hekurave të burgut, i akuzuar për vdekjen e një punëtori, ndërkohë në muajin prill të këtij viti, fati i ka buzëqeshur me një super leje.

Bëhet fjalë për Avni Mekshin, pronar i disa kompanive të ndërtimit, i cili nga qelia e burgut arriti të marrë një leje me firmën e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një kullë 16 kate, 14 mbitokë dhe 2 nëntokë.

Normalisht, gjatë kohës së firmosjes së lejes, Mekshi duhet të ketë qenë nën hetim apo gjykim për veprën penale, por kjo s’e ka penguar që të plotësonte me shpejtësi letrat për kullën në territorin e Njësisë Numër 7 në Tiranë. Duket se, nga kantieri në Paskuqan, Mekshi erdhi në Tiranë, ndërsa në radhët e ndërtuesve njihej si “miku” i Çim Beshirit.

Në dhjetor të vitit 2025, sipas denoncimeve të njëpasnjëshme të redaksisë së Vox News, Mekshi u arrestua me disa vepra penale, teksa ai punonte pikërisht në kantierin e firmës së Shkëlqim Beshirit. Në atë kohë, policia dhe organet e tjera ligjzbatuese mbrojtën djalin e Beshirit, duke ngritur akuzë vetëm ndaj Mekshit, teksa koha kaloi dhe emri i të ndaluarit del te leja e radhës.

Lexo edhe:

“Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Faksimile: Leja e ndërtimit e zbardhur nga KKT-ja disa javë më parë, për kullën 16 kate

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur lejen me objekt “godinë banimi dhe shërbimesh 14 kate mbi tokë, me 2 kate nëntokë” me vendndodhje në rrugën “Javer Malo”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “No – Ma Construction” sh.p.k. Mësohet se pronar me 100 % të aksioneve të kësaj firme është pikërisht z. Avni Mekshi.

Në dokumente përcaktohet se leja është zbardhur në datën 7 prill 2026, nga KKTU-ja, teksa mban firmën edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Nuk dihet nëse këta shtetarë kanë verifikuar të kaluarën e pronarit të firmës, por fakti që ia firmosin me “symbyllur” do të thotë se jo.

Tashmë presim që Mekshi apo drejtuesit e tjerë të firmës të mos bëjnë të njëjtin gabim, me pasoja fatale herën e kaluar. Nëse ai ka qenë një prestanome apo koperturë e personave të tjerë, kjo mbetet për t’u verifikuar nga institucionet ligjzbatuese, por fakti se ai ka kaluar nga burgu te leja do të thotë se pas tij qëndrojnë persona me influencë, qoftë në biznes apo edhe në administratën shtetërore.

Në foto: Objekti 16 katësh që do të ndërtohet në territorin e Njësisë Numër 7 në Tiranë

Vox News ka ndjekur në vijimësi rastin e humbjes së jetës të elektricistit Hail Picari, në muajin dhjetor të vitit 2025, teksa dyshohej se punëtori ka rënë nga kati i tetë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Ngjarja u tentua fillimisht të mbahej jashtë vëmendjes publike, por pas raportimit të VoxNews, Policia e Shtetit reagoi duke njoftuar arrestimin e administratorit të firmës nënkontraktore ‘Al Great’ sh.p.k., Avni Mekshi, për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, do të denonconte redaksia jonë.

Mësohet se policia ruajti në atë kohën emrin e kompanisë ndërtuese, e cila ishte “Fare Bau Albania”, me administrator Fabio Beshirin, djali i Shkëlqim (Çim) Beshirit. Çështja duket se është mbyllur nga institucionet ligjzbatuese, teksa tashmë emrin e Mekshit e lexojmë në lejen e ndërtimit.

Në dokumentet e kësaj leje të re, rezulton se sheshi i ndërtimit ndodhet në rrugën “Javer Malo”, me distancë prej 2,3 km nga qendra e qytetit. ‘Zona përreth sheshit karakterizohet nga banesa individuale pas viteve ’90 dhe objekte të reja shumëkatëshe në ndërtim”, thuhet në dokumente. Objekti që do të ngrihet është plot 16 kate./ Voxnews

 

Etiketa: avni mekshikullelejeleje për kullë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

21:42 : 12/05/2026
AKTUALITET

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

10:06 : 09/05/2026
AKTUALITET

A ka lidhje opozita me kullën 45 katëshe të Rreoland Jegenit të RBS-së në mes të ish-Bllokut?

15:00 : 21/04/2026
AKTUALITET

Plani vendor që rrafshon lagjet e vjetra të Tiranës, ngrihet kullë 23 kate te rruga “Qemal Stafa”

22:28 : 15/04/2026
AKTUALITET

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për kullën te godina e ASHK pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

14:48 : 24/02/2026
AKTUALITET

Kërcënoi se do të hidhej nga kulla e ish-uzinës, flet punonjësja: Dy muaj pa rrogë, më pushuan!

14:35 : 12/02/2026
Para

Pasditja me reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet