• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Jonaid Myzyri, në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duket se ka shpërfillur plotësisht presionin e hetimeve të SPAK, duke vijuar me skemën e njohur të skualifikimit të ofertave më të ulëta për të shpallur fitues oligarkët e preferuar.

Pas përplasjes së fundit ku tenderi për pastrimin e bregdetit iu dha Shkëlqim Fushës, Myzyri ka përsëritur të njëjtin mekanizëm edhe me një tjetër kontratë me vlerë 1.1 milion euro, këtë herë në favor të biznesmenit Arbër Abazi.

Bëhet fjalë për procedurën e pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë dhe Pogradec. Në këtë tender, bashkimi i kompanive “GREEN RECYCLING”, “Pastrime Silvio”, “RADA OIL INDUSTRY” dhe “Unieuro sh.p.k” ofroi një çmim 227 milionë lekë më të ulët se fituesi i shpallur.

Pavarësisht kursimit të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit, OBP gjeti arsye për të skualifikuar këtë bashkim operatorësh, si dhe subjektin tjetër “Rej”, duke i hapur rrugën kompanisë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” të Arbër Abazit. Oferta fituese e Abazit rezultoi të ishte pothuajse e barabartë me tavanin maksimal të vendosur nga institucioni, duke e çuar vlerën e tenderit në 97.2% të fondit limit.

Lexo edhe:

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

Ky vendim merr përmasa të tjera po të kemi parasysh profilin e Arbër Abazit përballë drejtësisë.

Në janar të këtij viti, SPAK ushtroi kontrolle në banesën dhe zyrat e tij në kuadër të hetimeve për korrupsion me lotet e Unazës së Madhe dhe aferën “Berberi”.

Biznesmeni dyshohet se është pjesë e përgjimeve që zbardhin skema të paracaktimit të fituesve në këmbim të ryshfeteve. Megjithatë, mbështetja nga institucionet publike nuk duket se është lëkundur. Përveç lidhjeve familjare me ish-deputetin socialist Sadri Abazi, ai njihet për raportet e afërta me zv.kryeministren Belinda Balluku si kunati i saj, duke u konsoliduar si një ndër përfituesit kryesorë të fondeve publike në infrastrukturë.

Rasti në fjalë nxjerr në pah një paradoks të frikshëm: si drejtori i OBP-së, Jonaid Myzyri, ashtu edhe përfituesit e tenderave, Arbër Abazi dhe Shkëlqim Fusha, janë zyrtarisht subjekte nën hetim nga SPAK për çështje të prokurimeve publike.

Pavarësisht kësaj, institucioni që duhet të garantonte transparencë dhe konkurrencë, po kthehet në një strukturë që injoron hapur organet e drejtësisë, duke vazhduar të shpërndajë miliona euro nga taksat e shqiptarëve përmes procedurave që duken gjithnjë e më shumë si të paramenduara./ JOQ

Etiketa: Arbër AbaziJonaid MyzyriOBPspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026
AKTUALITET

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ Këlliçi: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026
AKTUALITET

Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit janë ‘bombë’! Rama të japë sqarim publik

13:18 : 21/07/2026
AKTUALITET

Berisha: SPAK është shtesë e PS, shpresa e vetme është kryengritja paqësore popullore

12:57 : 21/07/2026
AKTUALITET

Dosja e tenderëve 30 mln euro, shtyhet gjyqi për Erion Isain dhe të pandehurit e tjerë

11:53 : 21/07/2026
Para

"Rama i frikësuar", zv.president i PE: Nuk keni pse duroni diktaturën! Mjaft me korrupsion

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet