• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“SPAK të hetojë zyrtarët e lartë”, Krasniqi: Rama përzgjedh vetë projektet arkitekturore, më pas bën ligjin

18:08 : 29/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Politologu Afrim Krasniqi ka kërkuar hetim nga SPAK për mënyrën se si, sipas tij, janë përzgjedhur dhe miratuar projektet e mëdha arkitekturore në Shqipëri, duke ngritur dyshime për abuzim me detyrën dhe shkelje të procedurave ligjore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi pretendon se kryeministri Edi Rama ka ushtruar rol të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e arkitektëve, studiove projektuese, jurive dhe projekteve, duke anashkaluar procedurat e parashikuara në ligj.

Sipas tij, ligji parashikon që një studio e huaj arkitekture duhet të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të pajiset me licencat përkatëse dhe të fitojë projektet përmes procedurave ligjore, ndërsa në praktikë, sipas Krasniqit, vendimmarrja është përqendruar te kryeministri.

Si shembull, ai sjell një dëshmi të publikuar në librin “The Albanian Files”, ku një arkitekt i huaj tregon se është kontaktuar drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama për të ardhur në Tiranë dhe për të diskutuar një projekt ndërtimi.

Lexo edhe:

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

Duke iu referuar këtij rasti, Krasniqi shtron pesë pyetje që, sipas tij, meritojnë hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Ai pyet nëse kemi të bëjmë me një rast të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, nëse është e ligjshme që kryeministri të kontaktojë personalisht kompani private për t’u siguruar projekte, nëse janë respektuar procedurat e dokumentimit të takimeve me biznesin, siç parashikon legjislacioni në fuqi, si dhe nëse duhet të hetohen marrëdhëniet mes studiove projektuese, kompanive ndërtuese dhe institucioneve shtetërore.

Postimi i Afrim Krasniqit:

Për të fituar dhe realizuar ligjërisht një projekt arkitekturor në Shqipëri, një investitor ose studio e huaj arkitekture duhet të regjistrohet në QKB, të ekuivalentojë licencën e saj profesionale pranë Ministrisë së Infrastrukturës (ose Urdhrit Profesional), dhe të fitojë të drejtën e projektit përmes tenderave publikë ose kontratave private. Ky është ligji. Por në Shqipëri kemi kryeminister pastaj kemi ligj. Ai i përzgjedh vetë arkitektët, studiot, projektet, jurinë, fondet mbështetëse, dhe klientët që duhet të paguajnë për projektin dhe arkitektët. Ky është dyshimi dhe kjo është akuza e përsëritur vazhdimisht në biseda informale me kompani private dhe zyrtarë të lartë, por tashmë edhe të dokumentuar nga vetë kryeministri në botimin me parathënien e tij që ai e prezanton me arrogancë në takimet dhe mediat ndërkombëtare, “The Albanian Files”.

Ja njëri prej shënimeve, – bëhet fjalë për projektin me kullat më të lartë në Shqipëri.

“Benedetta Tagliabue më shkroi duke më pyetur nëse isha dakord që numri im i kontaktit t’i jepej kryeministrit të Shqipërisë. I thashë, sigurisht. Pesë minuta më vonë, më kontaktoi Kryeministri, duke më pyetur nëse mund të vija në Tiranë për të diskutuar mundësinë e një projekti. Kili është shumë larg nga çdo vend, ndaj i thashë se gjëja më e mirë do të ishte të bëja një ndalesë në Shqipëri gjatë udhëtimit tim të ardhshëm në Europë. Ai udhëtim do të zhvillohej pas dy javësh, për shkak të një vizite në kantierin e ndërtesës EDP në Lisbonë. Kështu, në ditët e fundit të majit, arrita të kaloja rreth njëzet e katër orë në Shqipëri. Që atëherë, jam kthyer edhe katër herë”.

Pa paragjykuar arkitektin, profesionalizmin dhe sinqeritetin e tij, i cili ia vlen të vlerësohet, në kontekstin shqiptar pyetjet që meritojnë përgjigje nga SPAK:

1. A kemi të bëjmë me një rast konkret të abuzimit me detyrën apo së paku, me indicie për hetim për abuzim me detyrën?

2. A mund të ligjërohet si normalitet kontaktimi personal i KM për një kompani private të painteresuar për ta sjell atë në Tiranë, për t’i siguruar një ose më shumë projekte, për ta lidhur me firmën financuese (klientin) dhe për ta miratuar më pas si titullar ekzekutiv i jurisë/palës shqiptare të gjitha aktet pasuese të projekteve?

3. A mundet që drejtuesi i SPAK të lajmërojë në telefon një firmë për të ardhur në SPAK dhe për të fituar tendera? Nëse jo, a mundet që SPAK ta lejojë që një gjë e tillë të ndodh me zyrën më të lartë ekzekutive dhe politike në vend, zyrën e kryeministrit?

4. Neni 26 i VKM 830/2013 ndalon anëtarët e qeverisë, ku bën pjesë edhe kryeministri “të zhvillojnë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”. Në rastin konkret, KM duhet të ketë stafin e tij të kabinetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm prezent dhe të dokumentojë takimin në protokoll. A ka ndodhur një gjë e tillë në këtë dhe raste të tjera të ngjashme?

5. Nëse firma ndërtuese/realizuese rezulton se është subjekt i masave të SPAK dhe GJKKO kundër krimit të organizuar, a do të thellohen hetimet për të hetuar lidhjet midis firmës (klientit), studios së arkitektit të përzgjedhur nga titullari i qeverisë dhe raportet/marrëveshjet formale dhe informale midis tyre?

Kaq për tani.

Aktet antikorrupsion dhe standardet e shtetit të së drejtës nuk maten me hetimet ndaj qytetarëve që kanë kryer lidhje të paligjshme elektrike në pamundësi pagese të faturave mujore, por maten me hetimin e zyrtarëve të lartë që kontrollojnë/(keq)përdorin postin, shtetin, institucionet, vendimmarrjen, buxhetin, pronën publike dhe mandatin për lidhje korruptive, klienteliste, abuzive dhe minuese ndaj demokracisë funksionale dhe transparencës publike.

Etiketa: Afrim KrasniqiEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

22:13 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Sorrat, korbat dhe shpirtrat e bardhë”/ Rama sulmon kritikët e Paketës së Maleve: 90% janë profile fallco

21:52 : 21/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Në spitale nuk ka ilaçe, Rama jep 4.3 mln euro për një koncert. Protestojmë për mirëqenie

20:30 : 21/07/2026
AKTUALITET

“SPAK, ku je?”, Tepelena: Eurodeputeti gjerman ngriti akuza për pastrim parash

20:24 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Mbret pa popull”/ Aktivisti i çon Ramës kurorën simbolike pas 52 ditësh protestë

20:02 : 21/07/2026
Para

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet