• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Operacioni i SPAK, nga urdhër-arrestet e lëshuara te atentatet e zbardhura (DETAJET)

14:00 : 17/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mbi 40 urdhër-arreste janë lëshuar nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO për personazhet e njohur të botës së krimit në vend, pas zbardhjes së bisedave në aplikacionin “Sky Ecc”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me FNSH-në, RENA-n dhe forcat Operacionale ka ndërmarrë një aksion që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm për të ekzekutuar masat e arrestit, duke ushtruar kontrolle në disa prej qyeteve të vendit: Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë, Shijak, Kurbin, Nikël, etj.

Mësohet se SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të cilët njihen si rivalë të Ervis Martinajt, teksa akuzohen dhe si porositësit e vrasjes së Santiago Malkos. Urdhër-arresti i ri është lëshuar edhe për Fatmir Hysenin nga Vlora, i cili me nofkën “Doçja”, i cili dyshohet dhe si ekzekutori i Santiago Malkos, si dhe në kërkim edhe për atentatin ndaj Inez Hajrullës.

RENA ka ushtruar kontrolle edhe në Shijak ku janë lëshuar urdhër-arresti për dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, si dhe për kushëririn e tyre Aldo Avdylaj. Po ashtu GJKKO ka firmosur urdhër-arrest edhe për “të fortit” e Niklës, dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami, të cilët pas atentateve të fundit në zonën e tyre, janë shpërngulur në Dubai.

Po ashtu, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti të ri dhe për dy anëtarët e bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj (kunati i Lulzim Berishës) dhe Indrit Dokle. Edhe këta të dy dyshohet se ndodhen  në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka dhe vëllain e tij, Xhevi Ndoka. Arben Ndoka, të cilit më herët i janë sekuestruar pasuritë, nujk ndodhej në banesë dhe është shpallur në kërkim.

Forcat RENEA kanë zbarkuar edhe në Shkozet, ku kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e të fortit të kësaj zone, Ervis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”.

Ndërkohë, me urdhër të SPAK, uniformat blu kanë arrestuar edhe biznesmenin nga Velipoja, Mir Bruli, një njeri i afërt i Pëllumb Gjokës, i arrestuar më herët nga SPAK. Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri, teksa pak kohë më parë IKMT i shembi një objekt të ndërtuar pa leje në këtë zonë.

Gjithashtu, mësohet se Policia ka arrestuar në operacionin e sotëm edhe shtetasit Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe djali i xhaxhait të ligjvënësit socialist. Armando Ndreca u arrestua më 13 Prill, pas zbulimit të një ferme kanabisi brenda një stani në Lezhë, por gjykata e këtij qyteti e liroi pas tre ditësh.

Burime bëjnë me dije se urdhër-arrestet e SPAK janë firmosur nga dy prokurorët Alfred Shehu dhe Altin Dumani. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nga bisedat në aplikacionin “Sky Ecc” janë zbardhur atentati ndaj Bardhok Pllanajt në Shkodër, i njohur si “Kumbari” dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës.

Gjithashtu, janë zbardhur dhe vrasja e njërëzve të afërt të Ervis Martinajt, ku shkaku ka qenë përplasja për lojërat e fatit. Po ashtu, është zbardhur edhe përplasja mes vëllezërve Bami dhe Avdyajve, të cilët më herët kanë qenë miq dhe kanë pasur relata të mira dhe më pas u kthyen në armiq e rivalë të njëri-tjetrit.

Nga kontrollet e ushtruara në banesa, Policia ka sekustruar sjhuma të mëdha parash si dhe flori.

Etiketa: arrestimeAvdylajtDukaervis martinajreneaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

20:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
Para

Denoncimi/ Rama-Veliaj i “dhurojnë” oligarkëve të ndërtimit kompleksin sportiv “Dajti”

TË GJITHA

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş