• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jep dorëheqjen hajdut!”, qytetarët përplasen me policinë. Ç’ndodhi në protestë?

12:45 : 11/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish ditën e sotme (e enjte, 11 prill) para Bashkisë Tiranë, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të arrestimit të drejtorëve, lidhur me aferën “5D”.

Pjesë e protestës edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Qytetarët mbanin në duar pankarta ku shkruhet “Mjaft! Jep dorëheqjen” dhe teksa ndezin tymuese bërtasin “O hajdut, o hajdut”!

Lexo edhe:

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Kryetari i Grupit të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti deklaroi se drejtorët e arrestuar nga SPAK janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Veliajt.

Alimehmeti tregoi për mediat se ata kërkojnë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH.

“Ku shkojnë fondet e Tiranës?! Marrin fondet tonë dhe i përdorin. Këta drejtues nuk janë drejtues administrate thjesht, por janë drejtues politikë, bashkëpunëtorë të ngushtë Erion Veliajt. Ku shkojnë këto fonde?! Kërkojmë audit të jashtëm për të gjitha fondet që shpenzohen në këtë drejtim në bashkinë e Tiranës për periudhën që nuk është kontrolluar nga KLSH. Kërkesë e thjeshtë, kërkesë e qartë antikorrupsion”, tha Alimehmeti.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestë, ka deklaruar se Redi Molla dhe Tirana DC është kallëzuar nga Aleanca që në muajin maj të vitit 2021.

Këlliçi bëri thirrje për policinë e shtetit që të ndalojnë dhunën ndaj protestuesve dhe të arrestojnë hajdutin Veliaj.

“Të nderuar qytetarë! Ju nuk duhet të harroni se kjo bandë kriminale e instaluar në bashkinë e Tiranës ka filluar të denoncohet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që dy vite më parë. Redi Molla dhe Tirana DC është kallëzuar nga Aleanca që në muajin maj të vitit 2021. Vjet në prill, gjatë fushatës, kemi denoncuar bandën kriminale 5D me detaje, me dokumente të pakontestueshme dhe kishte plot një vit që hajduti që quhet Erion Veliaj qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës, që të bënte një audit, që të bënte një kontroll, që të jepte një përgjigje qytetarëve, por ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që i bëri bandës së tij të instaluar në bashkinë e Tiranës.

Dje kemi pasur festën e Fitër Bajramit. Dhe çfarë bëri hajduti që kemi në krye të bashkisë së Tiranës? Bëri atë që di të bëjë më mirë. Veshi përparësen e preferuar dhe shërbeu çorbën e hipokrizisë për ata njerëz që i grabit çdo ditë.”- deklaroi Këlliçi.

Këshilltarja e opozitës, Ilda Zhulali ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka kaluar në 100% korruptim me anë të vjedhjes së tenderave nëpërmjet drejtorëve të tij dhe kompanisë 5D.

Duke u kthyer para një viti në fushatën elektorale, Zhulali kujtoi se si qytetarët i pyesnin se si do mund ti mundnin drejtorët e Veliajt, pasi ata aq shumë kanë vjedhur sa ‘e kanë bërë lekun letër’.

Zhulali theksoi se bashkia jep 30 mijë lekë të vjetra për qytetarët dhe 30 milionë euro për drejtorët e tij.

“Përpara një viti kur nisëm fushatën elektorale për Bashkinë Tiranë, njerëzit na vinin në zyrë dhe na thoshin ore si do i mundni ju këta, a e dini ju sa para kanë bërë këta, a e dini ju se sa kanë vjedhur këta, këta e kanë bërë ‘lekun letër’. Ky ishte fjalori i ri i rilindjes, leku letër. Po si i bënë këto para këta njerëz. A e patë se çfarë thoshin me njëri tjetrin nëpër mesazhe, ku marrin vesh këta të PD, këta janë idiotë. Po patjetër që ishim idiotë ne sepse këta vjedhjen e konsiderojnë epërsi mendore.

Si i bënë paratë këta njerëz? Këta thjesht bënë kapërcimin nga 20% i korruptimit të Edi Ramës, kaluan në korruptim 100% të Erion Veliajt. Të gjitha paratë nga fillimi deri në fund në xhep. E pamë dje Erion Veliajn që bënte si shërbëtor i njerëzve nevojtarë. A e dini ju se Bashkia Tiranë jep mesatarisht 30 mijë lekë të vjetra për 162 familje tiranase. Ky shërbëtori dhe familja politike 5D kanë marrë 30 milionë euro dhe jep 30 mijë lekë të vjetra për qytetarët e Tiranës dhe 30 milionë euro për familjet e drejtorëve dhe të Erionit direkt.”- deklaroi ajo.

Gjithashtu, këshilltarët e opozitës i kanë drejtuar një kërkesë drejtueses së Këshillit Bashkiak për mbledhje urgjente në lidhje me skandalin në Bashkinë e Tiranës me drejtues Veliajn.

Një qyetar ka shprehur gjithashtu revoltën e tij: “Hajdutët më të mëdhenj të historisë, ta nxjerrim ktë horr prej bashkie”.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje, pas asaj të datës 5 prill të organizuar nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit.

  • Tensionet dhe përplasjet me policinë

Protestuesit kanë hedhur mollë, molotov dhe shashka në hyrje të institucionit.

Qytetarët e mbledhur para bashkisë kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.

Edhe anëtari i këshillit Tedi Blushi, pati një konfliktim fizik me policinë, por nuk ka arritur dot të çajë kordonin e policëve të vendosur përpara godinës së Bashkisë Tiranë.

“Policia e partisë i ka dalë në mbrojte këtij kryebanditi duke na ndaluar ne këshilltarë të zgjedhur të opozitës të ushtrojmë detyrën tonë për të hyrë në bashki. Policia për fat të keq është katandisur në një polici banditësh që merr urdhra nga Erion Veliaj.

Shikoni çfarë ndodh jemi të rrethuar nga policë që janë pa numra, na ndalojnë duke na detyruar që të qëndrojmë jashtë dyerve. Ne do të hyjmë brenda me çdo çmim.

Nuk është retorikë politike, kemi dalë në ballë të protestës”, tha Blushi.

Kujtojmë se, në lidhje me dosjen “5D”, SPAK ka arrestuar tre prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe ka vënë nën hetim disa zyrtarë të tjerë të bashkisë.

“Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare  në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. Nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Etiketa: 5 dbashkia tiraneErion Veliajopozitaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
Para

Xhaçka: Mandati im, në dorë të kolegëve socialist. Ju të tjerët lëshoni jargë

TË GJITHA

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

17:47 : 15/07/2026

Si Spanja ndryshoi kuptimin e “kontrollit” në futboll?

17:39 : 15/07/2026

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş