Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen si relator i çështjes së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë.
Në vend të tij është caktuar Sandër Simoni që pritet t’i shtohen edhe emrat e dy anëtarëve të tjerë të treshes gjykuese.
Në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e Veliajt për masën e arrestit me burg duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.













