• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pikë për pikë/ Shfazimi dhe 4 mashtrimet e Veliajt, pas arrestimit të drejtorëve

22:40 : 04/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edhe në pikën më të ulët politike dhe institucionale, kur drejtorët e tij më të rëndësishëm u kapën gafil në skemën korruptive “5D”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk heq dorë nga vesi i tij i mashtrimit.

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth një javë pas arrestimit të shokëve e miqve të tij, që u dha pushtet në tre mandatet e tij, Veliaj vendosi të reagonte.

Me një gjuhë, herë sfiduese, por më shumë justifikuese, kryetari i Bashkisë mbajti një qëndrim, të mbushur me nota shfazimi dhe gënjeshtra.

Mashtrimi i parë

Lexo edhe:

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

Që në krye të fjalës së tij, Veliaj la të kuptohet se reagoi me vonesë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj”, deklaroi ai.

Menjëherë pas arrestimit të drejtorëve të “5D”, mediat pranë Veliajt shpërndanë lajmin se ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale rutinore.

Nëse kjo është e vërtetë, megjithatë ndërhyrja nuk e pengoi aspak Veliajn që të shpërndante foto propagandistike, në të cilat dukej se dhoma e tij e pavionit në QSUT u shndërrua në një studio fotografike, ku shfaqeshin persona të ndryshëm.

Pra, ai ishte në gjendje që të vijonte propagandën e shfrenuar nga dhoma e spitalit, por nuk kishte aspak fuqi që të bënte një reagim më herët për arrestimet e drejtorëve të tij.

Mashtrimi i dytë

Veliaj deklaroi që në krye të fjalës së tij se “sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë”.

Kryebashkiaku përmendi “1 apo 2 persona”. Në fakt, në hetimet e SPAK-ut dhe nën masë sigurimi janë plot 8 drejtues, e më konkretisht:

Nën masën e arrestit me burg janë drejtuesi i “Tirana DC”, (1) Mariglen Qato, ish-drejtuesi i Ujësjellësit, (2) Redi Molla e Drejtori i Punëve Publike, (3) Taulant Tushe (i shkarkuar pas arrestimit më herët për aferën e inceneratorëve), në masën “arrest me burg”;

Nën masën “detyrim për paraqitje” janë Drejtori i Transportit, (4) Enton Punavija, Drejtori i Prokurimeve, (5) Julian Zanaj, zyrtari i Bashkisë, (6) Albano Janku, drejtuesja e “Tirana Parking”, (7) Eglantina Zëre dhe drejtuesja e Klubi Sportiv “Tirana”, (8) Deborah Keçi.

Mashtrimi i tretë

Veliaj deklaroi më tej: “Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës…”.

Kryebashkiaku Veliaj tentoi të sfumojë dëmin në armatën e drejtorëve të tij, duke folur për persona që “kanë punuar aty dhe më pas janë larguar”. Ai la të kuptohet se drejtorët “e korruptuar” janë larguar më parë nga Bashkia e Tiranës. Këtë skenar shpërndanë edhe mediat pranë qeverisë, dhe sidomos lëpirëse të Bashkisë, menjëherë pas arrestimit të drejtorëve.

E vërteta është shumë më ndryshe. Nga 8 drejtorët e penalizuar, 6 prej tyre ishin në detyrë, kur Gjykata e Posaçme miratoi masat e sigurimit ndaj tyre. Për një tjetër, Taulant Tushen, gjykata lëshoi masën e arrestit për inceneratorin e Tiranës pak muaj më parë, në kohën që ai ishte në detyrë. Nga lista emërore, vetëm Redi Molla rezulton që është larguar pak muaj më parë nga pozicionet drejtuese në Bashki.

Qartësisht, të gjithë emrat e penalizuar përbënin armatën kryesore të Veliajt, njeriu që sot tenton të largojë sa më shumë imazhin e tij të kuruar nga grupi i korruptuar.

Mashtrimi i katërt

Veliaj premton se “ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit…”.

Rreth një vit më parë, Erion Veliaj u përball me akuzat e opozitës, ku thuhej me fakte se drejtorët e tij të rëndësishëm kishin krijuar një kompani private “5D”, me anën e të cilës përfitonin miliona euro tendera pikërisht në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë.

Në atë kohë, Veliaj, jo vetëm që nuk e vlerësoi denoncimin publik, por mori në mbrojtje drejtorët e tij, duke sulmuar opozitën.

Tashmë, një vit më pas, Veliaj premton se “do të ngrejë një sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit”, pasi hetimet e SPAK-ut i dhanë plotësisht të denoncimeve të opozitës.

Shfazimi

Në fund të fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj i lejoi vetes një shfazim.

“Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin…”, deklaroi ai. Opinion publik e pa të qartë se “suksesi” i Bashkisë së Tiranës është krijimi i skemave korruptive të trasha, ku drejtorët e rëndësishëm shpallin tendera miliona euro dhe më pas ia japin kompanisë private, që e drejtojnë po vetë.

Skema “5D” është rasti tipik i “suksesit të korrupsionit”.

Dhe, nëse Veliaj nuk është pjesë e skemës korruptive, siç dyshon gjykata e posaçme kur urdhëron hetimin e tij, më së paku ka dështuar në emërimin dhe monitorimin e stafit drejtues, bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët paskan ngrënë mollë, dardha, fiq e çdo frut tjetër, pas kurrizit të kryebashkiakut naiv, që lë të kuptohet se nuk ka pasur dijeni për batërdinë financiare me taksat e qytetarëve.

Etiketa: 5DErion VeliajkonstruksionkorrupsioniMariglen QatomashtrimetPikë për pikëRedi Molla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ajola Xoxa kërkoi pezullim të gjykimit, GJKKO e rrëzon. Shtyhet seanca

12:17 : 07/07/2026
Para

Premier League/ Liverpool bën detyrën ndaj Sheffield, i merr Arsenalit kreun

TË GJITHA

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş