• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Akullorja” e Ramës/ Dështimi i SPAK apo kalkulim “i detajuar” për lirimin e Dakos

12:59 : 28/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Vangjush Dako plotësonte disa prej kritereve për t’u konsideruar si “peshk i madh”, kur ai u arrestua në Qershor të vitit të kaluar. Dako është një ndërthurje e pushtetit politik dhe ekonomik. Për shumë vite ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Ai konsiderohej si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, ai dhe familja e tij zotëron një pushtet të madh ekonomik, i cili iu fuqizua gjatë mandateve të tij si kryebashkiak. Vangjush Dako njihet gjithashtu edhe si bashkëpunëtor me grupet kriminale të qytetit, të paktën sipas atyre që u zbuluan në dosjen “339”, e cila u sakatua keqazi nga njëra prokurori në tjetrën.

Ndaj, arrestimi i tij në dyshimet për “falsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”, natyrisht që përbënte lajm për këtë vendin tonë, ku ka shumë dyshime se “drejtësia funksion me regji” e regjisori është kreu i qeverisë, Rama. Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) janë fare minimaliste përballë dyshimeve të shumta mbi aktivitetin publik të Dakos.

Gjithësesi, ai u arrestua për dy episode-për dhënien e lejes për një shtesë pallati në vitin 2011 dhe për fryrjen e një fature tenderi për një shëtitore në Durrës. Por, Vangjush Dako nuk qëndroi shumë gjatë në qeli. Të martën e kësaj jave (27 shkurt 2024), Dako u lirua nga qelia dhe tashmë rasti i tij do të ndiqet nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Gjyqtarja e posaçme, Fjorela Davidhi, konstatoi se SPAK-u nuk ka arritur të mbyllë hetimet brenda një periudhe 6-mujore dhe për këtë arsye ishte e detyruar të zbuste masën e sigurimit. Shkak për vonesën në mbylljen e hetimeve ishte mungesa e një ekspertize të kryer nga SPAK-u për të identifikuar dëmin financiar që i ka ardhur buxhetit të shtetit nga veprimet e Dakos.

Ka disa detaje të vogla, të cilat tregojnë se mungesa e vëmendjes së SPAK-ut për të respektuar afatet proceduriale, janë “të çuditshme”. Në mos, është një kalkulim thuajse perfekt. Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se ka nisur hetimet ndaj Vangjush Dakos dhe një dyzine ish-vartësish të tij në Bashkinë e Durrësit në vitin 2020.

Pas tre vite hetimesh, ku presupozohet se prokurori ka kryer të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale, përfshirë edhe përllogaritjen e dëmit financiar, u urdhërua arrestimi i Dakos në qershor 2023. Rreth 6 muaj më vonë, në Dhjetor 2023, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte mbyllur hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim.

Në seancën paraprake, të zhvilluar në 2 shkurt 2024, gjyqtarja e seancës paraprake konstatoi se prokuroria nuk kishte kryer ekspertizë financiare për dëmin ekonomik. Pra, gjatë pothuajse 4 viteve hetime, SPAK-u duket se ka harruar që të mbështesë akuzën ndaj Dakos mbi një ekspertizë profesionale financiare.

Në kushtet e mungesës së këtij akti, gjyqtarja paraprake i dha edhe disa javë kohë prokurorisë së posaçme për të përgatitur këtë ekspertizë. Të martën e kësaj jave, kur ishte caktuar seanca e radhës paraprake ndaj Dakos, Prokuroria sërish nuk ishte në gjendje që të dorëzonte aktin e ekspertizës.

Në këto kushte, referuar parashikimeve ligjore, gjyqtarja konstatoi se Vangjush Dako duhej të lirohej nga qelia, pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit dhe se SPAK-u nuk ka mbyllur hetimet.Zbutja e masës së sigurimit ndaj Vangjush Dakos nuk e liron atë nga përgjegjësia penale, pasi do të pritet përfundimi i procesit gjyqësor.

Megjithatë, akuzat e lehta dhe “harresa proceduriale” e SPAK-ut janë një parathënie se “Vangjush akullorja” mund të dalë i pastër në fund të gjyqit.

Etiketa: BurgEdi Ramafalsifikim dokumentashshperdorim detyrespakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

"Ndihmoni Ukrainën"/ Rama: Nëse Rusia fiton luftën, Europa është në rrezik

TË GJITHA

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom