• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështon komisioni për Zgjedhoren/ PD: Po na mohohet përfaqësimi, PS: E bëjmë vetë

Mbledhja e parë pas dy viteve e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, ka dështuar. Deputetët e opozitës bllokuan këtë të premte karriget e ligjvënësve socialistë, të cilët në këto kushte, braktisën sallën. Arsyeja e revoltës së opozitës është përbërja e komisionit. Ata kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin dhe deputetëve të tjerë të “grupit Basha”.

11:41 : 19/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Aksioni opozitar për bllokimin e zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit vijoi edhe këtë të Premte, në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Deputetët demokratë bllokuan ulëset e kolegëve socialistë, ndërsa mes palëve pati debate. “Nuk lejojmë ‘Rama reformë’”, iu drejtua Flamur Noka-Damian Gjiknurit. Në fund, deputetët e PS-së braktisën sallën e mbledhjes.

Arsyeja e konfliktit, siç kanë artikuluar deputetët e opozitës, është përbërja e komisionit të posaçëm. Deputetët demokratë kërkojnë zëvendësimin e Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin si bashkëkryetar i komisionit, me argumentin se ai nuk përfaqëson opozitën. Gjithashtu, kërkojnë edhe zëvendësimin e deputetëve  në komision që përfaqësojnë “grupin Basha”.

Alibeaj nuk u pa të hynte në komision këtë paradite. Por në një deklaratë për mediat më herët gjatë ditës, ai tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga posti, duke u shprehur se përfaqëson Partinë Demokratike.

Lexo edhe:

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se është mazhoranca ajo që po bllokon komisionin, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës.

“Sot opozita s’ka bllokuar komisionin. Është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës. Rama s’ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës në komision. Opozita dëshiron të marrë pjesë, por nuk po lejohet. Opozita dëshiron të mbyllë në një kohë sa më të shpejtë reformën zgjedhore, por ajo po mbahet peng nga mazhoranca”, tha Bardhi në një prononcim për gazetarët pas dështimit të mbledhjes.

Nga kampi socialist nuk ka shenja për lëshim. Përkundrazi, kryetari i komisionit nga radhët e PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se puna do të vijojë në mënyrë të njëanshme.

“Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara”, tha Gjiknuri për gazetarët.

Etiketa: gazment bardhiPDpsreforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
Para

Bardhi flet pas dështimit të Reformës Zgjedhore: Komisioni mbahet peng nga "pazari" Rama-Basha

TË GJITHA

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zonë elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com