• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Ja 3 VKM-të se si Rama dhe Bollino grabitën 5 mijë metra katrorë tokë në mes të Tiranës

14:36 : 27/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme me dokumente se si kryeministri Edi Rama, me tre vendime të Këshillit të Ministrave, i ka dhënë me 1 euro italo-shqiptarit Carlo Bollino 4020 metër katrorë tokë dhe 1600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se kjo sipërfaqe toke e dhënë është territori i cili në planin rregullues të qytetit të Tiranës ka qenë i përcaktuar për t’u bërë gjimnaz për komunitetin prej 60 mijë banorësh.

“Një kryeministër këtë nuk e bën kurrë, përveç se kur e bën për veten e tij, që ndan pronën me Carlo Bollinon. A mund të imagjinoni ju një kryeministër që firmos tre vendime të 7 muaj, jo vetëm për të ja dhënë me qira 1 euro, por për ta privatizuar, për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve të cilët e lanë me qëllim që komuniteti të bëhej me gjimnaz.” – tha lideri demokrat, gjatë deklaratës së tij.

Berisha: Çështja tjetër. Një mashtrim i dytë i madh publik. Me asgjë nuk mund të mashtrojë grabitjen që i ka bërë me Bollinon e tij, 4900 metër katrorë tokë. Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të firmosura nga Edi Rama për kompaninë ‘MTSC’ Carlo Bollino, me tre vendime të Këshillit të Ministrave të personalizuara për kompaninë e një njeriu, të firmosura në harkun kohor 7 mujor, do të thotë; vendimi i parë me numër 642, datë 2.10.2019, me këtë vendim i është dhënë Carlo Bollinos, me 1 euro i janë 4020 metër katrorë tokë dhe 1600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi. Me 1 euro. Kjo sipërfaqe toke e dhënë është territori i cili në planin rregullues të qytetit të Tiranës ka qenë i përcaktuar për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk ka një të tillë. Merret plani rregullues dhe kalohet në tokë për Carlo Bollinon dhe absolutisht Edi Ramën, me 1 euro me vendimin numër 642, datë 2.10.2019. Por grabitja, hajnia nuk ndalet me këtë vendim.
Vendimi numër 157 datë 19.02.2020, pas 3-4 muajsh. Me këtë vendim, Rama dhe Bollino vendosin të marrin edhe një sipërfaqe tjetër prej 870 metër tokë, në kundërshtim me kontratën. Kontrata ishte 1 euro, 4020 metër katrorë tokë. Tani ndryshon kontrata dhe shtohen 870 metër dhe bëhen ekzakt 4890, metër katrorë tokë. Ky është vendimi i dytë në 4 muaj. Nuk ndalet me kaq. Në vendimin e parë janë ndërtesat që sipas kontratës duhej të rikonstruktoreshin dhe përdorimi 1 euro. Dhe tani hajduti heq dhe çizmet, del siç është. Bëhet vendimi i tretë, numër 368, datë 06.05.2020. Me këtë vendim Edi Rama vendos të prishen ndërtesat prej 1600 metër katror sipërfaqe ndërtimi, të rrafshohet duke shkelur kontratën, me një qëllim të vetëm.

Lexoni vendimin ku bazohet kjo. Në kontratat e qerasë, pika 8/4 e vendimit thotë: Në kontratat e qerasë, ose të infeteozës, të lidhura për pasuri ku sipërfaqja e truallit mbi 500 metër, në rast se kur shoqëria qiramarrëse ka kryer investime në përputhje me plan biznesin dhe në masën mbi 25% të vlerës së truallit dhe kur shoqëria ka respektuar kushtet e kontratës, subjektet kontraktuese që kanë konsumuar mbi 5 vjet të kontratës u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të objektit të kontratës sipas legjislacionit në fuqi. E kuptoni pra se vendimi i tretë i cili rrafshonte ndërtesën 1600 metër katrorë për ti hapur rrugën, grabitjes, përvetësimit të 5 mijë metër katrore se sipas vendimit të Edi Ramës, investonte aty 150% të vlerës së tokës, atij i lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë. A ka grabitje më flagrante se kjo që i bën truallit të tokës që i bën Rama me Bollinon e tij.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Unë ftoj çdo qytetar të shtrojnë pyetjen a kanë dëgjuar, apo lexuar kurrë ndonjëherë në histori se një kryeministër në 7 muaj ka lëshuar me emër të përveçëm, ka firmosur tre vendime qeverie si në këtë rast. Ju garantoj se nga eksperienca ime si kryeministër, se kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Një kryeministër këtë nuk e bën kurrë, përveç se kur e bën për veten e tij, që ndan pronën me Carlo Bollinon. A mund të imagjinoni ju një kryeministër që firmos tre vendime të 7 muaj, jo vetëm për të ja dhënë me qira 1 euro, por për ta privatizuar, për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve të cilët e lanë me qëllim që komuniteti të bëhej me gjimnaz. Dhe ky zotëri, me këto vendime e tjetërson pronësinë dhe ja jep Carlo Bollinos dhe vetes së tij. Mos harroni edhe njëherë se ka urdhëruar burgosjen politike të një njeriu, kundërshtar politik, që e ka denoncuar me qindra herë, aferat e tij, pallatin e Linda Ramës, thjeshtrën e gjithë me radhë, vetëm e vetëm se ai ka marrë në përputhje me ligjet e vendit dhe pa asnjë firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha, 410 metër katrorë tokë. Familja e tij ka marrë gjithsej 8% të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist. Ka marrë 410 metër kundrejt 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë që kanë marrë pronarët e tjerë të Shqipërisë. Edhe në këtë rast është një rast flagrant i firmave të Edi Ramës me të cilat mbush xhepat, kontot, bëhet pronar dhe pasurohet Bollino dhe ai vetë.
Dënoj me forcën më të madhe se kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon komisionin hetimor parlamentar. Por tani ka ikur koha kur ai opozitën e duraviste dhe e blinte. Tani ka një opozitë të vërtetë dhe e garantoj atë se krijimi i Komisioneve do ti krijojë ose ai, ose do ti krijojë populli shqiptar me të gjithë forcën e tij.

Etiketa: carlo bollinoEdi RamagrabitinSali BerishaTiranetokë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherri familjar në Tiranë/ Mbesa kërkon t’i marrë xhaxhait shtëpinë, përmbarimi pjesë e lojës

21:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Skema nga Dubai/ A fshihet një oligark shqiptar pas inceneratorit të Tiranës?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom