• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Propozimi për heqjen e vizave edhe për serbët e Kosovës, Prishtina kundër KE

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave edhe për serbët e Kosovës me pasaporta serbe. Sipas saj nuk mund të pranohen pasaportat e strukturave ilegale serbe në Kosovë.

10:19 : 22/11/2023
në RAJONI

Qeveria e Kosovës tha, se është e shqetësuar dhe e kundërshton një propozim të fundit të Komisionit Evropian, sipas të cilit vizat nga 1 janari i vitit 2024 duhet të hiqen edhe për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë pasaporta të Serbisë të lëshuara nga një Drejtori Koordinuese e Serbisë që funksionon në Kosovë. Për qeverinë e Kosovës, kjo drejtori Koordinuese është strukturë ilegale e Serbisë në Kosovë dhe si e tillë duhet të cilësohet e jashtëligjshme edhe nga Komisioni Evropian. Qeveria e Kosovës, thotë se qytetarët serbë të Kosovës duhet të pajisen me pasaporta të Kosovës që të mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit.

Ndryshim i qëndrimit të Komisionit Evropian

Në prill të këtij viti, vetë Komisioni Evropian kishte theksuar se liberalizimi i vizave i miratuar për Kosovën vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Drejtorisë Koordinuese, e cila punon në Kosovë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Por me propozimin e ri, KE-ja tha se tashmë nuk ekziston asnjë arsye që serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë të mos mund të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog me Serbinë, tha se “propozimi i fundit i KE-së për pasaportat që lëshohen “nga e ashtuquajtura Drejtori Koordinuese serbe” nuk është diskutuar fare me Qeverinë e Kosovës”. “Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e sovranitetit tonë dhe e papranueshme. Qeveria e Kosovës e fton BE-në që këto dokumente t’i trajtojë si të paligjshme ashtu siç trajton pjesën tjetër të dokumentacionit paralel”, shkroi Bislimi në një reagim.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE, Miroslav LajçakKryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE, Miroslav Lajçak
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE, Miroslav LajçakFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister
Sipas tij, liberalizimi i vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, nuk nënkupton që pjesëtarët e komunitetit serb do të mbesin pa liberalizim, sepse ata, mund të pajisjen me pasaporta të lëshuara nga Kosova. “Qeveria jonë tashmë ka vënë në praktikë një procedurë të përshpejtuar për pajisjen e të gjithë serbëve të Kosovës me pasaporta të Kosovës. Së fundmi, është parë dhe një interes i lartë e rritje të numrave të qytetarëve që janë pajisur me pasaporta të Kosovës”, shkroi Bislimi.

Shoqëria civile reagon me një letër tek Komisionerja e BE për Çështje të Brendshme

Reagime ka pasur edhe nga rrjetet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare dhe serbe në Kosovë, të cilat kanë qëndrime të ndryshme lidhur me propozimin e KE-së për serbët që bartin pasaporta të Serbisë. Mbi 20 organizata të shoqërisë civile shqiptare të Kosovës, i dërguan një letër, Komisionares Evropiane për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, nga e cila kërkuan që Komisioni Evropian të tërheqë propozimin. “Ky propozim do të sfidojë seriozisht përparimet në integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës përmes pajisjes me dokumente të Kosovës dhe do t’i nxisë dhe inkurajojë strukturat kriminale që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës që të vazhdojnë me kërcënime e kanosje të qytetarëve serbë të Kosovës që synojnë të integrohen në jetën shoqërore dhe politike të vendit”, thuhet në letër.

Argumente të kundërta vijnë nga një letër publike e 15 organizatave joqeveritare serbe të Kosovës. Aty thuhet se “argumentet se heqja e regjimit të vizave për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë pasaporta të Serbisë pengon integrimin e tyre në Kosovë, nuk qëndron”. “Nuk do të integrohen më shumë serbë të Kosovës nëse pajisen me pasaporta të Kosovës sesa numri i atyre që tashmë kanë nënshtetësi të Kosovës. Kjo rrjedh nga fakti se pasaporta nuk mund të merret pa letërnjoftim dhe vërtetim të shtetësisë, pra me fjalë të tjera, një person që merr një pasaportë të re tashmë ka shtetësinë dhe kështu është tashmë i integruar”, thuhet në reagimin e organizatave joqeveritare serbe.

Pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, kanë të drejtën e dy shtetësisë dhe mund të mbajnë pasaportë të Serbisë. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan dhe Evropë, i cili nuk ishte përfshirë në liberalizimin e vizave. Por me vendim të Komisionit Evropian dhe në pajtim me shtetet e zonës Shengen, nga 1 janar i vitit 2024 edhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen./Dw

Etiketa: BEheqja e vizaveKEkosoveserbet

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
Para
Ish-inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani

Nën akuzë për korrupsion në 22 raste, mbyllen hetimet për ish-specialistin e ATP-së

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom