• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më pak se 20 minuta seancë, tym dhe karrige të përmbysura/ Ç’ndodhi sot në Kuvend

11:01 : 09/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Seanca e sotme plenare ishte një motomato e asaj që u zhvillua javën e kaluar.

Deputetë të opozitës hynë në sallën e Kuvendit rreth 15 minuta para nisjes së seancës dhe grumbulluan karriget e parlamentit në sheshin para foltores, duke bllokuar kalimin e ligjvënësve për në podium.

Punonjësit e gardës ndërkohë krijuan një kordon duke ndarë hapësirën e ku qëndruan ministra dhe kryeparlamentarja në njërën anë dhe deputetët në anën tjetër.

Më nisjes e seancës në 10:00, Saimir Korreshi ndezi tymuese. Salla u mbulua nga tymi, ndërsa drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi përjashtimin e deputetit demokrat.

Lexo edhe:

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

Më pas, Nikolla u dha fjalën nga vendi disa prej deputetëve. Teksa socialistët flisnin, ata demokratë godisnin tavolinat me duar në shenjë proteste.

Mes tymit dhe zhurmës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi konfirmoi prezencën e 75 deputetë socialistë në sallë, kaloi për votim projektligjet në rendin e ditës, duke anashkaluar diskutimet, siç parashikon rendi i ditës.

Pas gati 18 minutash, seanca përfundoi.

Deputetët demokratë janë angazhuar prej disa javësh tashmë në bllokimin e punimeve të Kuvendit pasi shprehen se të drejtat e tyre po shtypen nga mazhoranca. Sipas opozitës, në mënyrë antikushtetuese, PS po pengon ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga PD si dhe po tenton të ‘përcaktojë’ opozitën duke refuzuar ndryshimet në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Ankesa kanë shprehur edhe për rrëzimin nga mazhoranca të projektligjeve të propozuar nga ata, siç ndodhi edhe këtë të enjte.

Në një prononcim për gazetarët para se të futej në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha tha se aksioni opozitar është “pa kthim”.

“Një aksion që do kalojë në të gjithë stadet e veta deri në rivendosjen e Kushtetutës në parlament dhe në vend”, theksoi ai.

Në deklaratat nga brenda Kuvendit transmetuar në faqen e tij në FB, apo edhe për gazetarët pas përfundimit të seancës, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe deputetëve socialistë. Ai tha se Rama nuk pranon ngritjen e komisioneve hetimore për shkak të përfshirjes në aferat korruptive që komisionet do të zbulojnë.

Po ashtu, ai kërkoi socialidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve, që e vlerësoi vendimtare për triumfin e demokracisë dhe “largimin e narkoshtetit”.

“Qytetarë dhe qytetare, ne vazhdojmë me vendosmëri, por ne kërkojmë solidaritetin tuaj. Ne konsiderojmë solidaritetint tuaj, mbështetjen tuaj vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narkodiktaturës nga Shqipëria. Unë kam besim të plotë se kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama në një akt in ekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Por e vërteta është se lëvizja jonë, qëndresa jonë pa kthim e ka bërë atë njeriu më të pashpresë, ndaj edhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku këtë betejë”, tha Berisha.

Në seancën e sotme, socialistët rrëzuan disa prej propozimeve të deputetes demokrate Jorida Tabaku për ndryshimin e ligjit për koncensionet dhe prokurimet publike me argumentin se qeveria po harton një paketë ligjore të ngjashme. E njëjta sjellje edhe me një nismë të propozuar nga deputeti i PL-së, Petrit Vasili për pezullimin e aplikimit të dy taksave tek karburantet, me qëllim për zbutjen e rritjes së çmimit të karburanteve. U rrëzua dhe propozimi i deputetëve të PL që të hiqet detyrimi i marrjes së lejes te autoritetet për tubimet, siç ka vendosur më herët Gjykata Kushtetuese. Edhe në këtë rast, mazhoranca e justifikoi vendimarrjen me argumentin se ky ndryshim parashikohet në paketën e re ligjore që po harton Ministria e Drejtësisë për ndyshimet në Kodin Penal.

“Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar”, tha Petrit Vasili për gazetarët pas seancës.

“Opozita në parlament kaq hapësirë ka, të propozojë ligje. Por në momentin kur puna 1-vjecare përfundon me rrëzimin e çdo nisme të ndërmarrë unë besoj se jemi në limitet parlamentare”, deklaroi Tabaku.

Ndërkohë, kreu grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi dënoi sjelljen e opozitës në seancës. Ai tha se mazhoranca ka të drejtë të rrëzojë projektligjet e pakicës. “Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta”, deklaroi. Ndërsa për rrëzimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga PD, tha se është vepruar në përputhje me Kushtetutën.  “E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë”, tha Çuçi.

Opozita ndërkohë shprehet se shumica po shkel Kushtetutën me mos ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara prej tyre.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai pritet të jetë sot në Paris në kuadër të Forumit të Gjashtë të Paqes. Në parlament munguan edhe kreu i partisë së vulës Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin.

Etiketa: kuvendPDpsSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026
AKTUALITET

PD ngre pikëpyetje mbi financimin e ekspozitave të Ramës: Kush paguan shfaqjet artistike jashtë vendit?

12:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga PS

15:02 : 21/07/2026
AKTUALITET

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ Këlliçi: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026
Para

Tiranë/ U gjet i braktisur në bodrumin e pallatit, vdes në maternitet foshnja

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet