• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ahmetaj në Britani, policia kryen kontrolle në banesa për ta gjetur në Shqipëri

11:13 : 21/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Policia e Shtetit ka konfirmuar se ka nisur kërkimet për kapjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që prej ditës së djeshme kur GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Mësohet se efektivët e Drejtorisë kundër Krimit Ekonomik kanë nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht. Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt dhe mësohet se do të vazhdojnë të kontrollojnë deri sa të binden se ai nuk ndodhet në Shqipëri.

Ndërkohë sot bëhen plot dy javë që Ahmetaj ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. mesditën e të premtes së 7 korrikut, pak para se SPAK të firmoste urdhër-arrestin për të, Ahmetaj iku në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës. Ndërkohë tani, sipas avokatëve, Ahmetaj ndodhet në Britaninë e Madhe.

Por, pavarësisht këtyre informacioneve, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata, sipas procedurës.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lexo edhe:

Aksident i pesëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku /VIDEO

Shkoi në spital për tu mjekuar, por i bie pistoleta nga çanta, procedohet 54-vjeçari në Lezhë

Ahmetajn dyshohet se ka përfituar prona dhe qindra mijëra euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këto janë bërë përmes disa transaksioneve që janë përpjekur të kamuflohen duke përfshirë disa biznesmenë të tjerë, vlerëson akuza. Po ashtu, hetimet tregojnë se Ahmetaj ka bujtur në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto. Nisur nga këto prova, SPAK ka ngritur ndaj tij akuzën e korrupsionit pasiv. Gjithashtu, ish-ministri akuzohet se pasuritë e përfituara nuk i deklaruar sipas legjislacionit në fuqi.

Pak ditë më parë, me vendim të GJKKO, u ushtrua kontrolle në 7 banesa të familjarëve të Ahmetajt, ku sipas SPAK, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Po ashtu, me vendim të GJKKO, Arben Ahmetajt atë ditë i janë sekuestruar 6 pasuri, nga të cilat 4 apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) si dhe 2 llogari bankare në shumën 124 300 euro. Më herët, i është sekuestruar një vilë7 në hamallaj dhe një vilë në Palasë.

 

Etiketa: AhmetajbanesaBritanikontrollepoliciaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i pesëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku /VIDEO

14:01 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shkoi në spital për tu mjekuar, por i bie pistoleta nga çanta, procedohet 54-vjeçari në Lezhë

12:11 : 27/07/2026
AKTUALITET

“Turp, mos më prek me dorë”/ Protestuesit nisen drejt Komisariatit nr.1, përplasen me policinë

11:43 : 27/07/2026
AKTUALITET

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

10:53 : 27/07/2026
AKTUALITET

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

10:43 : 27/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në hyrje të Ksamilit, flakët pranë një resorti

10:27 : 27/07/2026
Para

Vritet 17-vjeçari shqiptar, masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari

TË GJITHA

Mblidhet sërish Kuvendi, PD ‘braktis’ seancën

15:40 : 27/07/2026

‘SASPAC’/ GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh

15:30 : 27/07/2026

Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët

15:18 : 27/07/2026

Skandali i ARRSH/ Bami merr me letra false tenderin 12 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve

15:17 : 27/07/2026

“Kapo i trustit të betonit”/ Lubonja: Rama i pabesë. Përdor teknika mashtrimi

15:13 : 27/07/2026

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

15:01 : 27/07/2026

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

14:59 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al