Është mbledhur sërish në seancë Kuvendi, ku po diskutohet për marrëveshjen e huasë me SHBA për Shqipërinë, që do të shkojnë për fushën e mbrojtjes.
Kuvendi ka nisur diskutimet pa praninë e medias, ndërsa procesi i votimit do të jetë publik.
Ndërkohë PD dhe aleatët e saj, siç edhe paralajmëruan më herë, kanë braktisur seancën dhe nuk kanë marrë pjesë në punime.
Në seancë janë prezentë deputetët e partive të reja opozitare.














