• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi për Ahmetaj mban litarin jashtë për Gjiknurin, Belën, Agaçin e Veliajn

08:04 : 13/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Dosja që ka dorëzuar Prokuroria e Posaçme në Parlament për deputetin dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, mban të dhëna të drejtëpërdrejta apo edhe të tërthorta, të cilat përfshijnë veprimtarinë e një numri të konsiderueshëm zyrtarësh të nivelit shumë të lartë qeveritar.

Në aktet e SPAK-ut nuk përmenden emrat, por rrethanat e cituara shkojnë tek Damian Gjiknuri, Belinda Balluku, Ëngjëll Agaçi, Erion Veliaj, apo edhe të tjerë të niveleve të ndryshme në administratën shtetërore.

Ndërkohë që dyshimet dhe indicjet për secilin prej tyre janë të qartë e të hapura, mbetet në “vullnetin” e prokurorëve speciale për të vendosur nëse do të duan të shkojnë deri në këto nivele.

Kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetaj

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për ato që mund të konsiderohen si përgjegjësi për secilin për emrat e mësipërm në aferën qindra-milionë euro të inceneratorëve.

Lexo edhe:

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

Këto të dhëna marrin një vlerë të shtuar tashmë që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, me hetimet e saj, ka hyrë disi më në brendësi të procedurave koncesionare që dorëzuan kontrata për landfillet e Elbasanit, Fierit e Tiranës në duart e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, si edhe kompanive e personave të lidhur me ta.

Agaçi

Në dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetaj thuhet se ai “ka kontribuuar në dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar tek procedura e negocimit pa shpallje paraprake, si dhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncensioneve”.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi

SPAK ka arritur në konkluzion të ngjashëm edhe gjatë hetimin për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Pra, për SPAK është e qartë se procedura e ndjekur për kontratën koncesionare të inceneratorit, ajo e “negocimit paraprak pa shpallje”, e fituar nga kompania “Albtek Energy” e Stela Gugalljas, është miratuar në kundërshtim me ligjin.

Procedura e zgjedhur është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Çdo akt që kalon për miratim në qeveri, shqyrtohet paraprakisht nga Sekretari i Përgjithshëm. Në rastin konkret, ky pozicion mbahej dhe mbahet ende edhe sot nga Ëngjëll Agaçi.

Qeveria miratoi financimin e inceneratorit të Elbasanit, bazuar në një procedurë të paligjshme koncesioni

Pra, ai gjendet në krye të “litarit” të mbetur jashtë në hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Gjithnjë, nëse SPAK do të gjejë vullnetin të hetojë “eminencën gri” të kryeministrit Edi Rama.

Gjiknuri

Në dosjen e SPAK-ut për Ahmetajn thuhet se ai, fillimisht si Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe më tej si Ministër i Financave, ka ndërmarrë një seri veprimesh ligjore dhe financiare për të favorizuar miqtë e tij, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Infrastrukturës

“Me shkresën nr. 429/1 prot., datë 19.01.2016, personi nën hetim, Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë per çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumen 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjise nga mbetjet Fier, 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin, 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit, 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu, në dosjen e dorëzuar në Parlament, SPAK thotë që ka identifikuar një numër të konsiderueshëm komunikimesh, si edhe udhëtime të përbashkëta ndërmjet Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Këto gjetje për Ahmetajn ngjajnë si “dy pika uji” me veprimtarinë e Damian Gjiknurit, i cili në kohën e shqyrtimit të koncensioneve për inceneratorët ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Në një komunikim zyrtar me Lefter Kokën në 17 nëntor 2014, Gjiknuri rezulton se është shprehur parimisht dakord për procedurën e negocimit pa shpallje paraprake për kontratën koncesionare të inceneratorit Elbasan, pra për atë procedurë për të cilën sot po mbahen përgjegjës Koka dhe Arben Ahmetaj.

Por, roli i Gjiknurit nuk mbetet vetëm kaq. Ai dyshohet se ka lejuar pagesat për kompaninë koncensionare të Elbasanit, pa kryer verifikimet zyrtare mbi punimet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka konstatuar një seri problematikash lidhur me pagesat për kompaninë e Stela Gugalljas (bashkëjetuese e Mirel Mërtirit).

“Rezulton se një pjesë e mirë e punimeve të kryera nga shoqëria “Albtek Energy” shpk në kuadër të ndërtimit të impiantit nuk janë të shoqëruara me faturat tatimore përkatëse nga operatori”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Kontrata koncensionare ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe “Albtek Energy” parashikonte ndërtimin, operimin dhe më tej dorëzimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve pas përfundimit të periudhës 7-vjeçare.

Kontrata parashikonte vetëm dy momente, kur afati mund të shtyhej-në rastet e forcës madhore ose kur autoritetet shtetërore nuk kishin mundësi financiare për pagesat ndaj koncensionarit.

Në 31 Tetor 2016, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, miraton Aktin për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rekuperim energjie nga trajtimi i mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit.

Në pikën 7 të këtij akti, parashikohet se kohëzgjatja e këtij miratimi vlen për një afat 25-vjeçar dhe në këmbim shoqëria “Albtek Energy” shpk do t’i paguajë cdo vit ministrisë përgjegjëse për energjinë (Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës) një “royalty” të barabartë me 2% të sasisë vjetore të energjisë së prodhuar ose vlerën në lekë të kësaj sasie së bashku me cdo përfitim tjetër shtesë.

Vendimi i Gjiknurit për “koncesionin e dytë” 25-vjeçar për koncesionarin e Elbasanit

Ky akt i Gjiknurit krijon dyshimet se, në fakt, Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë një “koncension të dytë” kompanisë “Albtek Energy”, me afat 25-vjeçar, duke shmangur të gjithë parashikimet ligjore.

Dhe, së fundmi, Damian Gjiknuri nuk mbetet pas në udhëtime të kryera me “bosët” e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Të dhëna të publikuara më herët nga Partia Demokratike dëshmojnë për një duzinë udhëtimesh mes këtyre personazheve.

Balluku

“Bela” e qeverisë, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka hyrë disi vonë në historinë e inceneratorëve. Megjithatë, edhe ajo nuk mbetet pas në dyshime për favorizim të “klanit të plehrave”.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku

Së pari, Ministria e Infrastrukturës nën drejtimin e Ballukut (ashtu si edhe në kohën e Gjiknurit), ka kryer pagesat e plota për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Ky investim publik, sipas kontratës koncesionare, duhet të kishte përfunduar në vitin 2019. Por, kur kanë kaluar 4 vjet nga përfundimi i afatit, inceneratori i Fierit ende nuk është vendosur në punë.

Ndërkohë, rezulton se, institucioni i drejtuar nga Balluku ka kryer të gjithë pagesat e plota për koncesionarin “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, pa i kontrolluar efektivitetin e këtyre shpenzime.

Jo vetëm kaq, por mbi Ballukun rëndon edhe dyshimi mbi një pagesë “fiktive” 2 milionë euro në favor të “klanit të inceneratorëve”.

Në Tetor të vitit 2020, kompania koncesionare kërkoi shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, me argumentin se nuk kishte punuar në periudhën 3-mujore (mars, prill, maj 2020), për shkak të bllokimit të përgjithshëm si rrjedhojë e pandemisë “Covid-19”.

Ministrja Balluku ngarkoi ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbetjeve për të shqyrtuar kërkesën. Në përfundim, kërkesa e kompanisë koncesionare u pranua.

Autorizimi i Ballukut për Alqi Bllakon

Por, disa të dhëna që zbuloi më herët “Boldnews.al” tregojnë se kompania koncesionare është paguar nga Ministria e Infrastrurës edhe për këtë periudhë 3-mujore “pushim”. Dhe vlera është rreth 2 milionë euro, për punë që nuk ishin kryer.

Pagesat për koncesionarin e Fierit

Veliaj

SPAK, në dosjen për Arben Ahmetajn, thotë: Ai, “si Ministër i Financave, në lidhje me projektin “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit te mbetjeve Tiranë (ZTMT)”, me shkresën nr. 13118/9 prot., datë 06.04.2017, është shprehur “pa komente”, për vazhdimin e procedurës koncensionare, përsa kohë që financuesi dhe perfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tirane…

Në këtë procedurë, minimalisht, nuk duhet të ishte mjaftuar me pëlqimin vetëm të njërës bashki që prekej nga ky projekt”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Pra, për SPAK, Ahmetaj ka përgjegjësi ligjore që është treguar neglizhent, duke u mjaftuar në dakordësinë e vetëm një Bashkie, ndërkohë që kontrata koncesionare për landfillin e Sharrës përfshinte të gjithë njësitë e qeverisjes vendore në Qarkun Tiranë.

SPAK, megjithëse nuk e përmend, i referohet “dakordësisë” së shprehur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është mbrojtur publikisht se ai është shprehur “parimisht dakord” për ndërtimin e inceneratorit të Sharrës, ndërkohë që ai ka shmangur Këshillin Bashkiak.

Në 27 Mars 2017, Erion Veliaj, i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, se është parimisht dakord me projektin e propozuar.

Erion Veliaj shprehet “parimisht” dakord për inceneratorin e Sharrës

Lefter Koka e informon Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, se Bashkia e Tiranës është dakord. Në vijim, ndiqen të gjithë procedurat për procedurën koncesionare, e cila u fitua nga “Integrated Energy BV”, pjesë e së cilës ishte edhe shoqëria “Integrated Technology Service e Klodian Zotos.

“Dakordësia” në parim e Veliaj i hapi rrugën koncesionit 128 milionë euro, e fituar sërish nga “klani i inceneratorëve”. Procedurat për koncesionin e landfillit të Sharrës janë nën hetim nga SPAK-u.

Hetimet për Arben Ahmetajn, edhe për aq sa është bërë publike, ngre dyshime për rolin e një morie të tërë zyrtarësh të tjerë, disa prej të cilëve vijojnë të mbajnë ende pozicione të rëndësishme në administratën e lartë shtetërore dhe lokale.

Etiketa: abilekaj gjiknuri boldnews host domainAhmetajballukuEdi RamaËngjëll AgaçigjiknurihetimiinceneratoretmandatiqeveriaVeliajvesliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dajlan Avdia kullë 47 kate përballë ambasadës amerikane

20:06 : 24/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
Para

KESH pësoi një humbje financiare prej 256 milionë eurosh gjatë 2022-it

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025

Zbulohet parcela me kanabis në Fier, arrestohet 41-vjeçari/ EMRI

14:47 : 25/07/2025

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

14:38 : 25/07/2025

“Maratona”/ Nesër do të bllokohen për dy orë këto rrugë në Pogradec

14:31 : 25/07/2025

Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në Fier

14:19 : 25/07/2025

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje financiare gjatë muajit gusht

14:12 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com