• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk jepte edukatore për fëmijën autik, prindërit fitojnë betejën 4-vjeçare me Veliaj

23:05 : 18/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Shumëkujt mund t’i kujtohen pamjet e Erion Veliajt me fëmijë rom në krahë, kur ai mori mandatin si Ministër i Mirëqënies nëmandatin e parë të kryeministrit Edi Rama.

Shumëkush tashmë e ka kuptuar se jo vetëm ajo foto, por edhe shumë gjëra të tjera që propagandon kryebashkiaku i Tiranës për fëmijët janë thjesht fasadë, që mbulon një individ me një sjellje aspak normale me shtresat vulnerabël.

Në vijim po sjellim një rast tejet flagrant, ku kuptohet qartësisht qasja e Erion Veliaj për fëmijët.

Diskriminimi

Lexo edhe:

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

Në vitin 2019, dy prindër regjistruan fëmijën e tyre të diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik, në një prej kopshteve publike të Tiranës.

Për shkak të problemeve shëndetësore, prindërit kërkuan caktimin e një edukatoreje shtesë, e cila do të ndihmonte fëmijën që të avanconte në mësim-dhënie, njëlloj me bashkëmoshatarët e tjerë.

Fëmija paraqitet para Komisionit Multidisiplinar Mjekësor, i cili rekomandon që i mituri duhet të asistohet nga një mësues shtesë të paktën pesë orë në javë.

Pas një morie veprimesh proceduriale, nga Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtoria Vendore e Arsimit Tiranë, caktohet një mësuese shtesë për fëmijën e mitur.

Mësueses i caktohet që të zhvillojë vetëm një orë mësim në javë për fëmijën e mitur.

Prindërit nuk ishin aspak dakord me këtë vendim të vartësve të Veliajt, pasi kjo kohë ishte tërësisht e pamjaftueshme për zhvillimin e fëmijës së tyre.

Ata ankohen pranë Komisionerit për Diskriminim, ku kërkojnë konstatimin e diskriminimit të fëmijës së tyre.

Komisioneri, në Prill të vitit 2020, konstaton se institucionet shtetërore, përfshirë drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe Zyra Arsimore e kryeqytetit kanë diskriminuar fëmijën e mitur.

Në atë vendim lexohet ndër të tjera se “Rekomandimi i komisionit multidisiplinar për të asistuar fëmijën me mësues ndihmës i është njoftuar Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (DPÇK) më datë 07.01.2020. Edhe pas datës 07.01.2020 DPÇK, Bashkia Tiranë nuk rezulton që të ketë marrë asnjë masë për të zbatuar rekomandimin e komisionit multidisiplinar dhe për të siguruar mësuesin ndihmës”.

 

Në foto: Vendimi i Komisionerit Kundër Diskriminimit

Bashkia e Veliaj dhe Zyra Arsimore Tiranë hedhin topin e përgjegjësisë tek njëra-tjetra, ndërkohë që muajt kalonin dhe fëmija i mitur vijonte të mos merrte shërbimin e nevojshëm nga strukturat shtetërore.

Komisioneri për Diskriminimin konstaton gjithashtu në vendimin e tij se strukturat e Bashkisë së Tiranës nuk ishin bashkëpunuese dhe, në disa raste, nuk kanë kthyer përgjigje mbi kërkesat e këtij institucioni.

Në përfundim të shqyrtimit administrative, Komisioneri për Diskriminim e gjen të drejtë ankesën e prindërve dhe konstaton se Bashkia e Tiranës dhe Zyra Arsimore e kryeqytetit kanë diskriminuar fëmijën e mitur, duke mos i siguruar mësuesin shtesë sipas rekomandimeve të Komisionit Multidisiplinar.

Gjykata rrëzon Veliaj

Çështja përfundon në Gjykatën Administrative, ku prindërit gjenden sërish në betejë ligjore përballë Bashkisë së Tiranës, e cila kundërshtonte pretendimet e prindërve.

Në gjykatë u thirrën ekspertë psikologjikë, të cilët arritën në konkluzionin se “Mungesa e mësueses ndihmëse ka sjellë që fëmija i mitur të ketë regres në zhvillimin e tij mendor. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve të tij, ndikim negativ në funksionimin e jetës së përditshme, si dhe në marrëdhëniet ndërpersonale”..

Gjykata Administrative e shkallës së parë, në Mars të vitit 2021, e konstaton të drejtë vendimin e Komisionerit kundër Diskriminimit dhe cakton detyrimin e Bashkisë së Tiranës dhe Zyrës Arsimore të kryeqytetit që të dëmshpërblejnë secila me nga 500 mijë lekë (në total 1 milionë lekë të reja) prindërit e fëmijës së mitur, për shkaktim dëmi moral dhe ekzistencial.

Përballja e prindërve të fëmijës së mitur nuk ndalet as këtu. Bashkia e Tiranës e ankimon vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ

Pak javë më parë, edhe Gjykata e Apelit Administrativ u dha të drejtë prindërve të fëmijës së mitur.

Në vendimin e Gjykatës lexohet se “për shkak të pakujdesisë në bashkëpunim së të dy organeve, ZVA Tiranë dhe DPÇK pranë Bashkisë Tiranë, ka ndodhur shkelja e të drejtës për trajtim të barabartë në situata të ngjashme apo të njëjta dhe trajtim ndryshe në situata të ndryshme”.

Në këtë mënyrë përfundoi beteja ligjore 4-vjeçare e dy prindërve, të cilët nuk kërkuan as më e shumë e as më pak se sa një të drejtë ligjore për fëmijën e tyre të mitur-një mësues shtesë.

Etiketa: bashkia tiraneErion VeliajFemijet autikGjykata administrativeGjykata e Apelit AdministrativKomisioneri për DiskriminiminZyra Arsimore Tiranë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ajola Xoxa kërkoi pezullim të gjykimit, GJKKO e rrëzon. Shtyhet seanca

12:17 : 07/07/2026
Para

Komentet seksiste të “shefave epshorë” dhe Rrumbullaku me dy standarde

TË GJITHA

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş