• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi i Berishës pas përfundimit të protestës: Të hetohet skandali McGonigal

12:57 : 16/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas 3 orësh, është mbyllur protesta e thirrur nga Partia Demokratike përballë Parlamentit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga selia blu se revolucioni i qytetarëve do të vazhdojë më 3 mars në protestën kombëtare. Në mbyllje të protestës, Berisha theksoi se kjo betejë nuk është për PD-në, por për mbarë shqiptarët.

“Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, deputetët tanë në sallë, qytetarët në protestë, dhanë mesazhet më të fuqishme, në të cilat kërkohet largimi i Edi Ramës. Çdo ditë, ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin e tij. Nuk është më regjim legjitim. Ky regjim erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, bazuar në vjedhjen e qytetarëve, bazuar në dhunën ndaj tyre, krimin dhe drogën.

Ky regjim nuk ka më asnjë ditë legjitime të qëndrojë. Ky është një regjim monist, që e ka shndërruar parlamentin, në një bunker të fjalës së ndaluar. Ky është një regjim monist që e përdor parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, për klientelën e tij, për ministrat e tij, për të fshehur vrasje kriminale. Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet. Kjo e jona nuk është betejë për PD-në apo deputetët e saj. Kjo është betejë për shqiptarët.

A nuk kanë të drejtë qytetarët të mësojnë se nga erdhën 225 mijë dollarë që iu dhanë parkingjeve për McGonigal? A nuk kanë të drejtë të mësojnë se cilët janë dëshmitarët që shkuan për të dëshmuar në Europë për t’i futur thikën pas shpinës opozitës? Pra, ne çfarë kërkojmë? Ne kërkojmë të hetojmë, sepse çdo qytetar shqiptar kërkon t’i dijë këto të vërteta. Nuk mund t’i lëmë në terr. Revolucioni vazhdon! Protesta kombëtare është më 3 mars, në të cilën bashkohen të gjithë shqiptarët kundër këtij regjimi, që po vjedh pa dallim. Mos harroni se në një kohë kur qytetarët shqiptarë numërojnë kafshatën, vuajnë dhe nuk u del, i nisin fëmijët në dhera të tjera, këta qeveritarë, jo këta, sekretaret e tyre mbushin dyshekët me euro.

Lexo edhe:

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

I them këto për të kërkuar mirëkuptimin e çdo qytetari shqiptar, se rrugë tjetër përveçse të bashkohemi kundër kësaj qeverie, nuk ka. Çdo ditë e tyre në pushtet nuk është ditë e mirë. Kuvendi vendosi këtë të enjte që të zhvillojë mocionin me debat me kryeministrin Rama për çështjen “McGonigal”, më datë 2 mars”, deklaroi Berisha.

Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, të cilët dolën për aferën e McGonigal si dhe përjashtimin e 4 deputetë nga seanca plenare për 10 ditë.

Kujtojmë që Kuvendi vendosi që më 2 mars të zhvillojë mocionin me debat me kryeministrin Rama për çështjen “McGonigal”, një ndër kërkesat e opozitës për t’i kërkuar “llogari” kryeministrit për implikimin e tij në këtë aferë që kishte synim asgjësimin politik të opozitës shqiptare.

Etiketa: 3 marsEdi RamamocionPartia DemokratikeprotestaSali Berishaselia e pd

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026
Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
Para

U arrestua në uzinën e Gramshit për spiunazh, shtyhet seanca për ekstradimin e ruses

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş