• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Koncensionet u janë servirur klientëve të qeverisë”, Sula: Tallen me paratë e qytetarëve

10:47 : 20/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në një postim në facebook ka reaguar për koncensionet e qeverisë Rama dhe shprehet se shumë prej tyre kanë përfunduar në prokurori, pasi sipas tij në të shumtën e rasteve “u janë servirur klientëve të qeverisë”.

Sula shprehet se PD i ka kundërshtuar koncensionet për shkak të procedurave të paligjshme dhe se shkaktojnë borxh të fshehur publik.

Ai rikujton se pak kohë më parë “Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti shqetësimin se koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit”, dhe sipas tij qytetarët duhet të paguajnë dy herë para për një vepër publike.

Në fund, Sula shprehet se qeveria Rama po u merr dy herë para shqiptarëve për një gjë, u fut dorën çdo ditë në xhep dhe pasi u merr lekët e i fshehin nëpër dyshekë dalin e thonë se dështuam në menaxhim ndaj duhet një mekanizëm shtesë me disa punonjës më shumë që të pasurohen edhe disa të tjerë me lekët e qytetarëve.

Lexo edhe:

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Statusi i plotë:

Vjedhja që qeveria po e shet si dështim në menaxhim!

Prej vitesh, ne si opozitë i kemi kundërshtuar, madje i kemi çuar në prokurori shumë prej konçesioneve qe ka dhënë kjo mazhorancë. Në shumicën e rasteve ato kanë qenë oferta të pakërkuara dhe u janë servirur klientëve të qeverisë.

I kemi kundërshtuar pikë së pari për shkak të procedurave të paligjshme (rasti i inceneratorëve), por i kemi kundërshtuar edhe si politikë sepse krijojnë një borxh të fshehur publik.

Fatkeqësisht për qytetarët koha na dha të drejtë. Pak kohë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtarë ngriti shqetësimin se koncesionet/PPP kanë dalë jashtë kontrollit. Shteti nuk ka kapacitete për ti kontrolluar.

Ajo që është edhe më tragjikja është se edhe qeveria pasi ka dhënë me koncesion pasuritë publike. Pasi detyron shqiptarët të paguajnë dy herë para për një vepër. (Rasti Rrugës së Kombit e cila u ndërtua me buxhetin e shtetit ndërsa tani qytetarët duhet të paguajn sërish për tu ngrit trau). Qeveria thotë se ka dështuar në menaxhimin e koncesioneve.

Në programin e Reformave Ekonomike 2023-2025, dokument i cili do ti dorëzohet Komisionit Europian, thuhet se “Shkrirja e Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Financave ka paraqitur problem të koordinimit me menaxhimin e PPP-ve brenda kornizës së përgjithshme të Menaxhimit të Investimeve Publike (MIP)”.

Tallje më të madhe me paratë e qytetarëve. U merr dy herë para shqiptarëve për një gjë, u fut dorën çdo ditë në xhep dhe pasi u merr lekët e i fshehin nëpër dyshekë dalin e thonë se dështuam në menaxhim ndaj duhet një mekanizëm shtesë me disa punonjës më shumë që të pasurohen edhe disa të tjerë me lekët e qytetarëve.

Marrëzi!

Etiketa: Dashnor SulaFMNkoncesionePDPPPrruga e kombit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, japin dëshminë në Gjykatë 12 dëshmitarë

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com