• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

BE, nis debati për të drejtat e të vaksinuarëve

08:29 : 09/02/2021
në BOLD BLOG, BOTA

Pak pas fillimit të vaksinimit në BE vendet anëtare po shohin përpara dhe kanë nisur diskutimin për të drejtat eventuale për të vaksinuarit.

Nga Max Zander, DW

Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.02) se është duke përgatitur një certifikatë digjitale për koronavirusin, një aplikacion në smartphone, përmes të cilit mund të dëshmohet vaksinimi. Detajet ende nuk janë sqaruar, por certifikata, kaq gjë dihet tashmë, ka për synim të lehtësojë rihapjen dhe t’u mundësojë biznesmenëve që të udhëtojnë sërish. “Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme, që shoqëria daneze përsëri të hapet dhe ndërmarrjeve t’u mundësohet të punojnë. „Shumë firma daneze janë aktive në mbarë botën”, tha ministri i Financave Morten Bodskov të mërkurën (03.02). Drejtori ekzekutiv i Dhomës daneze të Tregtisë, Brian Mikkelsen, e quajti këtë si një dritë në fund të tunelit për shumë firma.

Suedia fqinje po ndjek të njëjtat plane dhe deklaroi po ashtu konceptimin e një certifikate vaksinimi. “Me një certifikatë digjitale vaksinimi do të jetë shpejt dhe më e thjeshtë që të dëshmosh vaksinat e bëra”, tha Ministri për Digjitalizimin Anders Ygeman të enjten (04.02). Megjithatë tani për tani shtrohet pyetja, se për çfarë duhet të jetë e vlefshme certifikata e vaksinimit.

Ndërkohë në shumicën e vendeve të BE-së nisur nga numri i lartë i infektimeve dhe shfaqja e varianteve të reja të virusit tendenca më shumë po shkon drejt ashpërsimit të mëtejshëm të rregullave. Kjo prek si udhëtimet publike ashtu edhe ato private. Danimarka p.sh. kërkon një arsye të justifikueshme si orar pune apo bashkim familjeje, për të lejuar udhëtimin, po ashtu kërkohet edhe një test ndaj COVID jo më i vjetër se 24 orë. Nga Danimarka në Suedi ndërkohë nuk lejohet pothuajse askush të udhëtojë për shkak të përhapjes së variantit britanik të virusit në Danimarkë. Madje ende nuk duket të jetë i mundur as rifitimi i së drejtës së lëvizjes nëse posedon certifikatën digjitale të vaksinimit.

Lexo edhe:

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

Estonia u jep më shumë të drejta të vaksinuarve

Ndryshe veprohet në Estoni. Vetëm pak javë pas fillimit të ngadalshëm të vaksinimit në mbarë BE-në, Talini ndërkohë ka vendosur rregulla të posaçme përkatësisht lehtësime për të vaksinuarit. Qysh gjatë kësaj jave shfuqizohen kufizimet e karantinës dhe testet e detyrueshme për COVID-19 për ata që udhëtojnë nga BE-ja dhe vende të treta, që kanë marrë vaksinën. Këto rregulla vlejnë edhe për njerëzit, që gjatë gjysmës së fundit të vitit e kanë marrë veten nga sëmundja me COVID. Nëse është bërë vaksina kjo mundëson edhe udhëtimin në Poloni dhe në Rumani.

Edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron lehtësim udhëtimesh për të vaksinuarit. Ai e pati vendosur në agjendën e takimit të nivelit të lartë të BE-së në mes të janarit temën e certifikatës së vaksinimit. Sektori i turizmit në Greqi përbën rreth 12 përqind të rendimentit ekonomik të Greqisë. Sipas një studimi të Ernst and Young xhiroja e kësaj dege gjatë nëntë muajve të vitit të kaluar ra me 79 përqind. U shkurtuan vende pune dhe pagat. Për shumë restorante, hotele dhe institucione kulturore në një vend turizmi si Greqia, Spanja, Italia lehtësimet e masave për udhëtarë të vaksinuar mund të kenë rëndësi të madhe mbijetese për bizneset.

Detyrimi i përgjithshëm për vaksinim megjithatë vazhdon të jetë i përjashtuar. Krahas të drejtave edhe disa detyrime të lidhura me vaksinimin vazhdojnë të diskutohen me rezerva. Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet qartë për një ofertë për vaksinim, kur bëhet fjalë për strategjinë e qeverisë për vaksinimin. Edhe në disa vende si në Francë e Holandë shumë njerëz janë skeptikë ndaj vaksinimit. Deri tani asnjë vend i BE-së nuk e ka shpallur të detyrueshëm vaksinimin.

Aktualisht po diskutohet me zjarr si për çështjen e detyrimeve ashtu edhe për mundësinë nëse të vaksinuarve do t’u lejohet sërish të udhëtojnë apo të shkojnë në kafene, restorante, në koncerte e teatro. Si aspektet shkencore edhe ato politike janë të përfshira në këtë diskutim. Deri tani është e paqartë, se sa vaksinimi mund të parandalojë infektimin e njerëzve të tjerë dhe se sa kohë zgjat mbrojta nga infektimi prej vaksinës. Shtrohet gjithashtu pyetja, se si mund t’u hiqen të drejtat njerëzve, që deri tani nuk kanë pasur akses në vaksina.

Etiketa: BEdebativaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026
BOTA

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
Para

“Më thonë pse nuk i rrit flokët”, balerini shqiptar befason me deklaratën: E kam të gjithë kokën tattoo

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş