Spanja është shumë pranë kualifikimit në finalen e madhe të Botërorit 2026, teksa kryeson 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen që po zhvillohet në “AT&T Stadium” në Arlington të SHBA-së.
Iberikët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, kur arbitri akordoi një penallti pas ndërhyrjes së Lucas Digne ndaj talentit Lamine Yamal brenda zonës. Nga pika e bardhë, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë, duke mposhtur portierin francez dhe duke zhbllokuar sfidën.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të spanjollëve, të cilët dominuan lojën dhe krijuan më shumë raste për shënim.
Në fraksionin e dytë, në minutën e 58-të, erdhi edhe goli i qetësisë. Pedro Porro finalizoi me sukses një aksion të bukur të Spanjës, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-0 dhe duke afruar edhe më shumë skuadrën e Luis de la Fuente me finalen e Botërorit.
Franca është përpjekur të reagojë me sulmet e udhëhequra nga Kylian Mbappé, por deri në këto momente mbrojtja spanjolle ka qenë e pakalueshme, duke ruajtur avantazhin e dyfishtë.














