Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm.
Mësohet se i riu është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.














