• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tronditet Fieri/ 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, merr peng ish-gruan dhe arratiset (Emrat)

09:04 : 24/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Ne foto, autori i ngjarjes

Ne foto, autori i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë gjahu.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, ndërsa ka plagosur edhe ish-vjehrrën e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Policia bën me dije se ai është larguar së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Rosalinda Plaka të cilën e ka marrë peng.

Lexo edhe:

Autori i ngjarjes në Fier liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur ndjekjen për kapjen e autorit të dyshuar. Kontrollet intensive vijojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Pamje nga vendngjarja

Sipas banorëve të zonës, Refik Buzi dhe e reja kishin qenë të fejuar, por marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë kohë më parë.

Dyshohet se motivi i krimit lidhet me konfliktet e krijuara pas prishjes së fejesës, megjithëse hetimet janë ende në fazën paraprake.

Vëllai i viktimës, në një reagim pas ngjarjes ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku.

Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.

Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.

Etiketa: ArmeFierroskoves

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Autori i ngjarjes në Fier liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij

10:17 : 24/07/2026
AKTUALITET

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

10:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Krimi në Fier, e afërmja: Vajza ishte me urdhër mbrojtje! Ish-burri ishte i dhunshëm, e kërcënonte…

09:41 : 24/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ Prona, makina luksoze dhe llogari bankare, konfiskohen 1.8 mln euro pasuri të një personi në Fier

09:29 : 24/07/2026
AKTUALITET

Iu gjend pistoletë në shtëpi, pranga 43-vjeçarit në Bërxullë (Emri)

09:24 : 24/07/2026
AKTUALITET

‘Hyri në shtëpi me armë gjahu’/ Detaje të reja nga krimi i rëndë në Roskovec! Çfarë thonë dëshmitarët

08:42 : 24/07/2026
Para

Gjyqi kundër Ols Dados, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

TË GJITHA

‘Paketa e maleve’/ Koçeku thirrje banorëve: Rama po ju mashtron! Do t’ju bëjë lypsarë në tokën tuaj

10:24 : 24/07/2026

Reforma territoriale 2.0 e PS/ Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

10:17 : 24/07/2026

Autori i ngjarjes në Fier liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij

10:17 : 24/07/2026

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, mbledhje me ministrat dhe deputetët

10:14 : 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

10:04 : 24/07/2026

Gjirokastër/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

10:03 : 24/07/2026

U godit nga skafi në Vlorë, 17-vjeçari transportohet drejt Traumës

09:55 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom