Një zjarr ra sot në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, pranë zonës së banuar.
Konkretisht ishin dy vatra zjarri të cilat po merrnin përmasa dhe rrezikonin të përhapeshin.
Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe fikja e plotë e zjarrit.
Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e vogël me barishte dhe shkurre, pa shkaktuar dëme të tjera.
















