Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në lagjen nr. 10, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga zjarri. Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë konstatuar se brenda mjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej i pajetë shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit dhe dinamikës së ngjarjes.














