Burime policore bëjnë me dije se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjetër që ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se edhe i maskuar me paruke.
Sapo është afruar në verandën e lokalit ka qëlluar 7 herë më armë zjarri pistoletë duke plagosur Renaldo Mançen 31 vjeç dhe Armand Tomorricën 32 vjeç.
Plumbat kanë prekur edhe kamarierin e lokalit 19-vjeçarin Bjorgi Hoxha.
Një polic, i cili nuk kishte armë shërbimi me vete, është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Gjatë ndjekjes nga polici, autori ka hedhur pistoletën në tokë. /A2 CNN/














