• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

4.5 mln euro për Qendrën e Monitorimit të Trafikut, shkelje afatesh dhe zvarritje të projektit

16:49 : 21/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sezoni veror ka nisur dhe bashkë me të edhe trafiku në akset kryesore rrugore në vend. Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama premtuan gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 majit se brenda vitit do të vihet në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që pritet të rrisë sigurinë në rrugë. Faktoje gjeti se ky është një premtim që zvarritet prej disa vitesh dhe se sistemi i QKMT-së ende nuk është marrë në dorëzim.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste premtuan se do të vihet në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut deri në vitin 2025, “për një lëvizshmëri më të sigurt e më efikase”.

marrë nga programi elektoral i Partisë Sociaiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majot 2025

Në 5 maj 2025, ARRSH njoftoi se Qendra për Kontrollin e Trafikut do të garantojë monitorimin e të gjitha rrugëve 4 orë në 7 ditë të javës duke koordinuar Policinë Rrugore, Urgjencën Kombëtare Mjekësore dhe Emergjencat Civile.

Sipas njoftimit, kjo qendër do të funksionojë me 122 operatorë dhe në fazën e parë janë lidhur me kamera 200 km e para që mbulojnë autostradat kryesore Tiranë – Durrës, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Fier dhe Fier – Vlorë.

Premtim i ricikluar dhe shkelje afatesh

Ky është një premtim i ricikluar.

Lexo edhe:

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

Qendra e Monitorimit të Trafikut Rrugor është premtuar fillimisht nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjise, Belinda Balluku në shtator të vitit 2023.

Gjatë një inspektimi në terren, drejtori i ARRSH-së së asaj kohe, Evis Berberi, njoftoi se godina e Qendrës për Monitorimin e Trafikut pritej të dorëzohej në janar 2024.

“Jemi në 26% të punës. Ne kemi për ta dorëzuar brenda 238 ditëve nga nënshkrimi i kontratës dhe themi se do e dorëzojmë në janar të 2024-ës ose pak më shpejt”, tha Berberi.

Në fakt dorëzimi i godinës nuk u bë për tre muaj në janar 2024, por një vit më pas. Belinda Balluku u shfaq përsëri në godinën e Qendrës së Monitorimit të Trafikut në shtator 2024 nga ku njoftoi se po hidheshin hapat e fundit të dorëzimit të ndërtesës, 8 muaj pas parashikimit fillestar.

Me në krah drejtorin e ARRSH-së, këtë herë Gentian Gjyli, Balluku dha një tjetër parashikim. Monitorimi i 200 km rrugë do të niste në fillim të vitit 2025.

“E kemi nisur me 200 km e parë dhe bëhet fjalë për akset më të rëndësishme, pra Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Fier, Bypass-i i Fierit dhe Levan – Vlorë. Të gjitha këto do të jenë gati në fillim të vitit tjetër”,  tha Belinda Balluku në shtator 2024.

Por duket se edhe kjo fazë e parë ka zgjatur përtej afatit të parashikuar. Në Prill 2025 Balluku njoftoi se “po niste dita e parë e testimit në terren të Qendrës për Monitorimin e Trafikut”.

Çfarë thotë ARRSH

Për të kuptuar nëse kjo qendër e ka nisur punën dhe ka filluar të monitorojë akset e parashikuara për në fazën e parë, Faktoje iu drejtua Autoritetit Rrugor Shqiptar me një kërkesë për informacion.

ARRSH tha për Faktoje se sistemi i monitorimit tashmë mund të evidentojë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por për marrjen e masave administrative ndaj shkelësve duhet të pritet finalizimi i procedurave pasi projekti është ende në proces testimi dhe dorëzimi.

Kostoja e deritanishme për ndërtimin e godinës së QKMT-së dhe zbatimin e fazës së parë dhe të dytë, është 4.2 miliardë lekë, njofton ARRSH-ja.

Faza e parë e monitorimit të 200 kilometrave rrugë u tenderua nga ARRSH në qershor 2023 me afat kohëzgjatje 2 vjet. Fitues i kontratës publike me vlerë 2.6 miliardë lekë (me TVSH) ishte bashkimi i operatorëve “MC NETWORKING” & “INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK.” & “GJOKA KONSTRUKSION”.

Nisur nga afati i kontratës kjo fazë e parë ka përfunduar, por përgjigjja e ARRSH vërteton se testimi dhe dorëzimi nuk ka përfunduar ende.

Faza e dytë, e tenderuar në gusht 2024 është fituar nga i njëjti grup kompanish me vlerë 1.5 miliardë lekësh dhe kohëzgjatje 2 vjeçare dhe parashikon 214 km të tjera rrugë për monitorim.

marrë nga termat e referencës për tenderin e fazës së dytë

Përfundimi

ARRSH i tha Faktojes se mbulimi i plotë i rrjetit rrugor kombëtar prej 3650 km parashikohet të përfundojë deri në vitin 2029.

Nisur nga të dhënat e deritanishme, premtimin për nisjen e punës së Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut do e konsiderojmë pjesërisht të pambajtur.

/ Jona Plumbi – Faktoje.al

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaprojektiQendra e Monitorimit te Trafikutshkelje afateshzvarritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

22:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

19:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025
Para

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com