• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Socialiste siguroi një mazhorancë solide në rang kombëtar, ka nga ata që presin një tjetër lëvizje në arenën politike: lirimin nga burgu. Është fjala për ish-miq dhe bashkëpuntorë të Edi Ramës, politikanë që mbajtën poste të larta shtetërore gjatë qeverisjes socialiste, por që, nga njëri tender në tjetrin, nga njëra firmë në tjetrën e panë veten të kapur në një çark akuzash nga SPAK dhe përfunduan në burg.

Pikërisht me minjtë i ka krahasuar kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, kur mburrej se Partia Socialiste ishte “macja” më e mirë për t’u votuar, sepse arrinte të kapte jo vetëm minjtë e tjerë por edhe minjtë e saj.

Shpresat se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve, natyrshëm janë shfaqur edhe në paraburgimin e Durrësit, aty ku po qëndron Erion Veliaj, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, i izoluar në qeli që prej muajit shkurt

Pak ditë më parë, në një mesazh të shpërndarë nga burgu, Veliaj kujtonte me nota hidhërimi se ishte ende në detyrë dhe se po mbahej në qeli ende pa një akuzë konkrete: “Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.”

Ky mesazh, më shumë se një reagim formal, u duk si një përpjekje për të qëndruar në skenën publike si viktimë e një padrejtësie, një profil të cilin Veliaj është përpjekur ta ruajë që nga dita e arrestimit në 10 shkurt.

Lexo edhe:

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

Por megjithëse i izoluar, kryebashkiaku i Tiranës nuk e humbi mundësinë për të përshëndetur fitoren elektorale të partisë së tij me një mesazh me tone optimiste: “Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997… Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”

Përtej shampanjës që u hap në qelitë e paraburgimit në Durrës, duket se sinjalet për Veliajn tregojnë se realiteti nuk po ndryshon shumë pas 11 Majit. Madje nëse shihet me kujdes, ndaj tij po vazhdon çmontimi sistematik i figurës politike që dikur dukej se do të trashëgonte timonin e së majtës shqiptare.

Rezultati i 11 Majit, fitore pa Veliajn

Edi Rama gjatë fushatës elektorale

Ditën kur agjentët e BKH-së hynë në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe e shoqëruan më pas drejt qelive, spekulimet nisën menjëherë: a do të paguante Partia Socialiste një çmim elektoral për arrestimin e një prej figurave më të ekspozuara të saj? Sa do ta dëmtonte Ramën në zgjedhje mungesa e figurinës së tij politike?

Por ajo që shumëkush harroi, ishte fakti se Edi Rama kishte kohë që e kishte zëvëndësuar Erion Veliajn në strukturat partiake. Si një njeri që nuk i lë gjërat në dorë të rastësisë, aq më pak një çështje si Tirana, Rama nisi të spostojë Veliajn në mesin e vitit 2024 nga skena qendrore e partisë. Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali morën gjithnjë e më shumë peshë në hierarki. Më pas, në nëntor, u rikthye nga Dibra një tjetër njeri i besuar me të cilin Rama kishte bashkëpunuar në bashki, Blendi Gonxhja. Një qarkullim ushtarësh i heshtur në dukje, por që përgatiti terrenin për një fitore pa “Lalin”.

Dhe rezultati e tha fjalën e vet. Në votimet e 25 Prillit 2021, me Erion Veliajn në kulmin e pushtetit, Partia Socialiste mori në qarkun e Tiranës 226 mijë e 842 vota. Në votimet e 11 majit 2025, me Veliajn në burg dhe PS arriti të grumbullojë 230 mijë e 157 vota në të njëjtin qark.

Fitorja ishte e pastër, pa aftësitë organizative të njeriut që dikur konsiderohej si makineria elektorale e socialistëve në kryeqytet.

Me SPAK-un që hoqi 28 mijë votat e Ilir Metës në Tiranë dhe me votën e emigrantëve në xhep, Partia Socialiste merrte një shtysë të re, që sot ia bjerr vlerën Erion Veliajt.

Goditja nga SPAK, të enjten

Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH

Ka ditë që të bien si çekiç pas koke dhe kjo e enjte ishte një prej tyre për Erion Veliajn. I mbyllur në qelinë e burgut të Durrësit prej më shumë se 100 ditësh, kryebashkiaku i pezulluar mori një treshe sinjalesh që nuk mund të jenë rastësi.

Të enjten, më 22 maj, SPAK njoftoi një masë të re sigurimi pasuror: sekuestro preventive mbi një tjetër pasuri të lidhur me Veliaj, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit”, në pronësi të kompanisë Agikons shpk.

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri… fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.”

Ajo që e rëndon më tej situatën është edhe zgjerimi i spektrit të akuzave. SPAK ka shtuar ndaj Veliajt dhe Xoxës veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…”, ndërkohë që më herët Veliaj ishte arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja, Ajola Xoxa, po hetohet për të njëjtat akuza, përfshirë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë” dhe pastrim parash.

Apartamenti ka qenë në përdorim të aktorit të Portokallisë, Gazment Paja dhe ndodhet në katin e sipërm të banesës së Erjon Veliajt. Zyrtarisht apartamenti është në pronësi të kompanisë AgiKons, por SPAK pretendon se prona realisht ishte e çiftit Veliaj që nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, të enjten

Ajola Xoxa

Të enjten, më 22 maj, Gjykata e Lartë, vendimi i së cilës pritet nga Veliaj si një mundësi për të zhbërë procesin e deritanishëm penal, hodhi poshtë rekursin e Ajola Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara.

Ky vendim është sinjal i qartë që edhe në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor, çështja e Veliajt nuk gëzon as tolerancën minimale, megjithëse kreu i kësaj gjykate është deklaruar haptasi si një simpatizant i Partisë Socialiste.

Jo më kot, shpresat e Veliajt janë se do të jetë Gjykata e Lartë që do ta nxjerrë nga burgu, ndërsa ai që deri dje shihej si një proces gjyqësor, gjithnjë e më shumë po merr trajtat e një procesi me ndikim të pastër politik.

Pastrimi i Bashkisë nga “erjonvelistat”, të enjten

Anuela Ristani dhe Edi Rama

Kur po bëhen 4 muaj nga burgosja e Veliajt, në Bashkinë e Tiranës po mbizotëron fryma e pastrimit të njerëzve të tij. Një nga një, njerëzit më besnikë të Veliajt po largohen. Fillimisht ishin Sara Goxhaj e Alban Dokushi, dy emrat që u refuzuan të emërohen me një urdhër të firmosur nga Veliaj, por këtë të enjte, më 22 Maj është mësuar për largimin e drejtorit të protokollit, drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse, për shoferë, sekretare dhe koordinatorë, të gjithë njerëz që vendin e tyre të punës ia dedikonin “Lalit”.

Anuela Ristani, e komanduar si kryetare bashkie, po ndjek me kujdes një linjë të pastër administrative: të gjithë ata që ishin hallka të strukturës së ndërtuar nga Veliaj, po zëvendësohen.

Vendime të tilla tregojnë se përplasja e brendshme politike nuk ishte një episod spontan, por pjesë e një fushate spastrimi institucional. Një skenar që paralajmëron largimin një herë e përgjithmonë të Veiajt nga Bashkia e Tiranës.

Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i të ardhmes?

Blendi Gonxhja dhe Edi Rama

Në këtë panoramë të zymtë për Veliajn, gjithnjë e më shumë po përflitet në mediat pranë qeverisë një emër i ri për Tiranën. Ai është Blendi Gonxhja, kandidati që siguroi mbi 24 mijë vota në Tiranë, më i votuari nga Partia Socialiste dhe me një eksperiencë për të mos u nënvlerësuar në bashki. Rastësisht këtë të enjte, Blendi Gonxhe u pyet nga gazetarët për ambicien e tij si kryetar bashkie.

Fillimisht Gonxhe thotë se bashkia e ka kryetarin, por në përgjigjen e tij ai nuk e mohon faktin se Bashkia ka nevojë të mbështetet pas kësaj që ndodhi.

“… asaj që ne të gjithë si anëtarë të rinj të Parlamentit duhet të ndjejmë sapo të kemi para syve tona tema, çështje, vendime që lidhen me Bashkinë e Tiranës, duhet të jemi më të vëmendshëm dhe solidarë për Bashkinë Tiranë për çdo problematikë, situatë, projekte, ku ka vonesa, duhet të lobojmë sa më shumë që një organ i rëndësishëm si Bashkia Tiranë të shërbehet dhe ndihmohet sa më shumë në këtë situatë jo vetëm për shkak të ngjarjes që lidhet me kryetarin e saj, por edhe për shkak të rëndësisë që ka. Këtë lidhje shoh unë me Bashkinë Tiranë”, u shpreh ai këtë të enjte.

Nëse lexon sinjalet që erdhën për Veliajn vetëm të enjten e parë pas 11 Majit, kuptohet se ndërsa ai dërgon nga burgu pusulla të mbushura me emocion, dhe me mall, pushteti po i përgjigjet me një kalkulim të ftohtë. SPAK ka shtuar një akuzë, Gjykata e Lartë i ka refuzuar një kërkesë, ndërsa bashkia ka spastruar një grup tjetër përkrahësish nga puna. I gjithë ky ansambël veprimesh që shoqërohen nga zëri i Blendi Gonxhes në sfond,nuk ka si të jenë rastësi./Lapsi.al

Etiketa: 11 MajiBlendi GonxhjaEdi RamaErion VeliajgoditjeRamasinjalespakVeliajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025
AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
RAJONI

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
Para

Hoteli me para droge i Visit të Pojës? Gazetarja: Do jepte tokën dhe do të merrte brandin ndërkombëtar

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com