Nga Boldnews.al
I ndodhur për më shumë se 55 ditë rresht në protesta të vazhdueshme nga qytetarët, kryeministri tentoi të devijojë qëllimisht, qëllimin dhe objektivin e protestës. Revolta qytetare nuk është vetëm çështje mjedisore, as shpendësh, por nisi prej tyre dhe pyetja kryesore që ngrihet është nëse do të bitiset shpejt me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kreut të qeverisë Rama.
Më mirë se kushdo tjetër këtë e ndjen vetë Rama i cili në lojë e tij për të dalë nga kjo situatë pa kthim është të deformojë qëllimin kryesore të pretestës që është largimi jo vetëm i tij por gjithë kastës së vjetër politike, të asaj që njihei si periudhë trazicioni, por që po zgjat prej gati katër dekadash.
“Kemi bërë protesta të mëdha për mjedisin, kjo, përtej çdo ekzagjerimi e manipulimi, apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit protestave, është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për pyjet dhe flamingot ka ndryshuar, bashkë me Shqipërinë, edhe shoqëria. Para 10 viteve shihnim në heshtje shkatërrimin e pyjeve”, tha Rama në një reagim në rrjete sociale.
Në dukje i qetë dhe një lloj babaxhanllëku për t’i dhënë fiktivisht vlera protestës Rama po përdor të gjithë format e komunkimit për t’i orientuar të tijët që të përdori çdo formë e platformë në shuarjen e zërit protestues.
Kërkesat e protestuesve nuk janë vetëm mjedisore, por mirëfilltas politike. Tentativa për t’i dhënë qëllim ambiental është forma më malinje që po përdor kreu i qeverisë që nuk është aq naiv sa të mos e kuptojë se drama e tij po shkruhet me kohë, por derdhja e qytetarëve në shesh çdo ditë tashmë pritet të përcaktojë vetëm kohën që do të vihet në skenë.
Revolta nuk bëhet vetë për ruajtjen florës dhe faunës së shkatërruar nga betoni oligarkik, ajo është pasojë që vjen nga shkaku që qëndron në godinën e përhimtë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.














