• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Pogradec, shefi i “Palermos” mbyll hetimet

15:49 : 14/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku 

Palermo e 35-40 viteve të shkuara, ishte Shqipëria sot. Por vetëm në një rën anë. Atë të krimit. Pjesa tjetër, përballja, ndër ne mungon ose është kompromentuar në nivel poshtërsie. Nëse shefi i një poste policie, komisariati, drejtorie, është njohje e një horri, pjesë bande, dhe shefi i shefit të rendit, është mik i shefit të bandës së horrave, atëherë, maskaralleku ka zaptuar rendin, sigurinë, zbatimin e ligjit, përditshmërinë tonë, duke shtruar binarët kriminalë në çdo rrugë qyteti, e qindarkë publike.

E ca më tej prej disa kohësh edhe në atë private. Shqipëria ka zbritur në errësirën e pasigurisë për jetën në çdo orë, duke sjellë ngjashmëri të frikshme me sundimin e Mafias në Palermon e viteve 80-90. Çmenduria ka aksionerin kryesor në qeverisje. Atje u bë luftë. Falkone e Borselino u vranë në vitin 1992 nga Mafia, por tej hekurave shkuan një varg i pafundëm banditësh.

Egli Proga, babai i dy fëmijëve, u vra në Pogradec. Pagoi me jetë një borxh të pamarrë nga askush, askujt. Qyteti i Pogradecit magjik për nga natyra e i paqtë nga tradita, është sot si rrallëherë gojëkyçur. Punën familjen dhe Zotin, besoi i ndjeri Proga, deri ditën e fundit të jetës.

Taksa e “Bordit të Krimit” është bërë taksa e vdekjes.

Lexo edhe:

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

Shkullaku: Të thuash farsë është pak, Rama burgosi opozitarë për të marrë mandate

Në mes të ditës, në mes të qytetit, në mes të pafajësisë, ekzekutohet nga ushtari i bandës së madhe shtetërore, familjari refuzues të japë djersën e punës së tij, mundin e familjes, për sarhoshët e sqetullave të partisë e të pushtetit. Patronazhistë analfabetë mbushur nëpër administratë japin llogari vetëm para të gjatit. Dhe janë ekipi i inkriminuar gjobvënës në të gjithë vendin. Policia, shëndetësia dhe prokuroria pasi kanë marrë orientimin nga “baba Astma”, kanë përpiluar shkresat e më pas dolën sot gjithë tërsëllemë për të bindur popullin për sakrificat e tyre. Zoti ju vraftë se për një fundshpinë në karrike, po turpëroni edhe ata sakrifikues të Organizatës së Policisë, më të shumtë e të ndershëm se ju, por ua kaloni në veremllëkun e babëzisë.

Konflikt i çastit, nuk ka gjobvënie thotë drejtuesi i policisë së shtetit, vjetërsia dhe përvoja e të cilit nuk i rrinë aspak mirë deklaratës së bërë. Kur u hetua.? Grupi i ngritur në vakt rekord sipas kryepolicit, përse nuk ishte aty Prokurori në vendngjarje dhe në deklarime, për të standardizuar procedurën e një vrasje me vendngjarje? Madje në kushte flagrance, siç ligjësitë e hetimit përcaktojnë qartësisht.

Drejtor Rrumbullaku tha se njoftimi ishte bërë në kohë rekord, polica paska shkuar në kohë rekord, ambulance në kohë rekord, duke gjetur një kryefamiljar të vdekur jo në kohë rekord. Përse thuhet në njoftimin policor dyshohet se ka pasur konflikt fizik, kur thekson se kamerat e sekuestruara e të adminsitruara nga Prokurroia, mbulojnë sheshin ku ndodhi ngjarja? Nuk kanë vënë re ushtrim dhune? Përleshje? Goditje ndaj viktimësh? Shumë mungesa për të hedhur të pavërteta publike. Vrasje me dashje themi ne por prokuroria paska ndryshuar kualifikimin e veprës!

Dakort po besojmë dalldinë policore. Po mbase janë ca prova e fakte e dëshmi të djegura e thërmuara në polici, pa të cilat Prokuroria nuk ngre në fazën e tanishme akuzën siç e do shefi i “Palermos shqiptare” Edi Rama. Përvoja kanibale me vrasjene Klodian Rashës, ngjarjes së Elbasanit 2021 me 21 prill, ku kryepolicë e prokurorë, lexojnë komunikatat e PS është bërë tmerrësisht një traditë asgjësuese për policinë. Ashtu si SPAK e GJKKO në zgrip për të ruajtur ngrehinën e krisur nga brenda dhe policia sulmon medien, se po na sëmurë “baba Astmën” me versionin e të vërtetës.

Ai udhëzon prokurorinë dhe shtypin se çfarë teksti të lexojnë e shpërndajnë. Na qenka skandalizuar nga Prokuroria, e jo nga humbja e një jete. Mendërisht duhet lidhur. Kërkon të lexohet ajo përrallë suksesi e shkruar nga kaqolat kriminalë të tij. Gazetarë duhen përgëzuar. Policë drejtues të majmur nga ortakëria me Mafian, me medien përballë, do të krruseni mbase nga halli, të bëni edhe ndonjë punë për rendin e sigurinë. Ndoshta në kohën e lirë kur nuk shkoni pas kokainës e trafiqeve në dorëzimet e kontrolluara nga porositësit. Ata të cilët shefi i “Palermos shqiptare” i njeh dhe dorovit si strategjikë, kullaxhinj, e pushtues bregdeti.

Etiketa: Basir ÇollakucollakuEgli ProgagazetaretpogradecRamavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Të thuash farsë është pak, Rama burgosi opozitarë për të marrë mandate

21:40 : 02/06/2025
AKTUALITET

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Rama i bëri bandat me grup parlamentar në Kuvend

19:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
Para

E rëndë në Gjirokastër, vetëvritet 43-vjeçari në banesën e tij

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com