• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të të vërtetës?

11:32 : 20/07/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Nuk kam qenë dhe nuk jam optimist për rezultatet e reformës në drejtësi. Për arsyen e thjeshtë se sado cilësor të jetë mielli i mistrit, nuk mund të nxjerrë dot bukë gruri…

Ndër funksionet e drejtësisë, përpos ndëshkimit ligjor, është dhe ndëprerja e aktivitetit kriminal dhe e pasojave që rrjedhin prej tij.

Ka një katalog të gjatë të rasteve kur drejtësia e re ka dështuar me sukses të bëjë punën e saj siç duhet. Ja disa prej tyre:

-Dosja e laboratorit të Xibrakës.

Lexo edhe:

“Dërgoi paratë jashtë vendit me charter privat”/ Berisha: Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet ndaj Ramës

FIFA nuk fal kampionët! Hetim ndaj Argjentinës pas kaosit në finalen e Botërorit

Nuk u arrit të identifikohej kurrë personi i gjatë me syze dhe flokë të prera shkurt. Ndërkohë që folës anonimë në protestë identifikohen nga autoritetet me shpejtësinë e dritës, u rreshtohen ndryshimet e gjeneraliteteve dhe e kaluara penale jashtë territorit shqiptar! Gojët e liga thonë se fotoja e personit të paidentifikuar të Xibrakës, është zhdukur nga fashikujt hetimorë…

-Dosja e famshme 184.

Botë e nëndheshme, politikë, polici, grusht bashkuar rreth një kauze të përbashkët: fitimin e zgjedhjeve.

Nëse kjo dosje do të ishte hetuar siç duhet, kur dhe ku duhet, ndoshta krimet elektorale do të reduktoheshin në gjeografi dhe intensitet.

-Rrjedhjet “iraniane” të databazave të pagave, të adresave, të targave etj.

Në vend që të hetohej piromani, u hetua zjarrëfikësi, Lapsi! Edhe një peshk e kupton se ato rrjedhje janë nga brenda, nga burimi. Para se të ridhnin, ishin integruar në dokumentet operative të patronazhistëve që kishin deri dhe nr e telefonit të vendit përkatës të emigrantëve shqiptarë jashtë dhe i kontaktonin direkt për të ndikuar votën. E pra, një emigrant lë nr e tij të telefonit vetëm në një dokument, në formularin e aplikimit për pasaportë shqiptare…

Nëse do të ishin hetuar siç duhet këto rrjedhje, do të tezultonte se nuk i ka bërë iraniani, por Hasani, Artani, Arjani etj…

Dhe patronazhistët do të frenoheshin në veprimtarinë e tyre antiligjore. Sepse është e vërtetë se patronazhimi nuk inkriminohet ende, për ndërhyrja në sistemet kompjuterike, aksesi i paligjshëm në to, përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale, dënohen nga kodi ynë penal.

Po kështu një hetim profesional i këtyre çështjeve, do ta frenonte, në mos do ta pengonte dhe AKSHI-n, në veprimtarinë e vet kriminale që tashmë është nën hetim.

-Zvërneci.

Edhe pse ka shpërthyer sot, historia e tij penale është e vjetër. Ka patur kallëzime, hetime e gjykime. Ka patur dhe konkluzione që tapitë ishin origjinale…Kush i ka firmosur këto konkluzione dhe ku ndodhet tani?

Mund të vazhdojmë dhe me një varg të pafundëm rastesh të tjera të ngjashme, por nuk është e domosdoshme për të pirë gjithë butin për të thënë nëse vera është e mirë apo e thartuar.

Nuk po flasim për tejkalimet kohore skandaloze disamujore e disa vjeçare të afateve të zbardhjes së vendimeve që janë figura penale më vete.

A mos po vjen koha që drejtësia të vihet në bangon e drejtësisë?

Etiketa: Basir ÇollakuDrejtesihetim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dërgoi paratë jashtë vendit me charter privat”/ Berisha: Interpol dhe Eurojust të nisin hetimet ndaj Ramës

12:55 : 21/07/2026
BOTA

FIFA nuk fal kampionët! Hetim ndaj Argjentinës pas kaosit në finalen e Botërorit

09:29 : 21/07/2026
AKTUALITET

‘Kështjellë mbi drejtësinë’/ Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

08:05 : 18/07/2026
AKTUALITET

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

14:56 : 20/06/2026
AKTUALITET

SPAK vë zyrtarisht në hetim anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova

14:33 : 09/06/2026
AKTUALITET

Rama do të “mbytet” në Zvërnec

15:01 : 03/06/2026
Para

Berisha: Tre zyrtarë socialistë kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat

TË GJITHA

Pika e grumbullimit “Hatia shpk” nuk i jep paratë e lakrës fermerit nga Elbasani

21:25 : 21/07/2026

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

21:21 : 21/07/2026

U rrëzua në ballkonin e banesës nga era e fortë, humb jetën 61-vjeçari në Kosovë

21:05 : 21/07/2026

Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura, shqiptari i tregon gishtin e mesit familjarëve në gjyq

20:53 : 21/07/2026

Zbulohet plani për vrasjen e Erdogan në vitin 2016

20:49 : 21/07/2026

Protestë në Përrenjas kundër reformës territoriale: Nuk e duam bashkimin me Librazhdin

20:40 : 21/07/2026

Protestuesi: Në spitale nuk ka ilaçe, Rama jep 4.3 mln euro për një koncert. Protestojmë për mirëqenie

20:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibom