Një 60-vjeçar shqiptar, i dënuar me 24 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin Sabri Sopoti, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 24 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas të dhënave të hetimit, më 24 dhjetor 1999, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin B.K.
Interpol Tirana vijon procedurat me autoritetet britanike për ekstradimin e 60-vjeçarit në Shqipëri, për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.














