• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik armësh Shqipëri-Angli/ Tre të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim. Si nisën hetimet e SPAK

15:27 : 01/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me aksionin e ekzekutuar me urdhër të SPAK, ku u godit një grup kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të armëve.

Autoritetet bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 6 urdhër-arreste në total, ku tre prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa tre të tjerë dyshohet se fshihen në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia raporton se në kuadër të operacionit të koduar “INKORPORIMI” janë vënë në pranga shtetasit A. H., B. T. dhe R. A., të tre banues në Tiranë, për të cilët GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Gjithashtu, në njoftim thuhet se vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Britani.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 6 banesa, në Tiranë dhe në Tropojë. Raportohet se në banesën e shtetasit A. H., i cili nga hetimi rezulton drejtuesi i grupit kriminal, është sekuestruar dhe një arsenal armësh.

Më konkretisht janë sekuestruar 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Gjithashtu janë sekuestruar edhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

Lexo edhe:

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

EMRI-FOTO/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

Sipas autoriteteve, ky operacion vjen pas hetimeve të nisura në muajin prill të vitit 2023, nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Më konkretisht, më 10 Prill të vitit të kaluar, Policia e Durrësit sekuestroi 8 armë zjarri pistoleta të llojit “Glock” në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze. Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Armët ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë.

Hetimet më pas u morën nga SPAK. Në atë kohë u arrestua drejtuesi i furgonit, i cili do të transportonte armët drejt Britanisë, shtetasi Jetmir Koloshi.

Policia thotë se në drejtmin e SPAK-ut dhe në bashkëpunim të ngushtë me BKH-në dhe me autoritetet ligjzbatuese britanike, vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Etiketa: AngliArmeTiranetrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

18:11 : 07/09/2025
AKTUALITET

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mbante me forcë në banesë të dashurën e mitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës, i gjendet dhe armë

09:55 : 07/09/2025
Para
Hajdar Bako, alias Çopja

33 urdhër-arreste/ SPAK: Goditëm grupin kriminal të "Sakaktit", sekuestrohen mbi 1 mln euro

TË GJITHA

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati: Do vazhdojmë me kërkesën për zëvendësim mase

11:36 : 08/09/2025

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

11:23 : 08/09/2025

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025

VIDEO/ Momenti kur Policia rrethon dhe kap autorin e masakrës në Shkodër, anëtar i grupeve kriminale

10:41 : 08/09/2025

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

10:26 : 08/09/2025
Në foto: Motori i përdoru nga autori

EMRI/ Ky është autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, si u kap nga Policia

10:10 : 08/09/2025

EMRI/ Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave

09:56 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com