• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qefaliajt e Dajtit morën mbi 55 milionë euro tendera e leje ndërtimi nga Veliaj

15:00 : 18/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Partia Demokratike ka denoncuar administratorin e kompleksit sportiv “Dajti”, Kujtim Qefalinë, teksa u shpreh se përmes “kompanisë së tij mori miliona euro tendera e leje ndërtimi”.

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku me anë të një fotoje të ilustruar në ekran tha se Kujtim Qefalia, prej vitit 2007 vijon të jetë Administratori i Njësisë Administrative Dajt.

Demokrati tha se “Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k, e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po në vitin 2007“,sipas Këlliçit, “ai pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja“.

Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë, shton Këlliçi. Më tej ai vijon teksa thotë se në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.

Këllici shton se “në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë ku 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Këlliçi thotë se ky është një gjest shumë i madh bamirësie duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro. Këlliçi thtotë se Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet për korrupsion për tenderat e famshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Çuditërisht, thotë Këlliçi, kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike”.

Lexo edhe:

Paguan për zhvendosjen e matësit elektrik, qytetarit i ngel kablloja në dorë

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

“Të nderuar qytetarë,

Foto që shihni, është një tjetër 5D e Erion Veliajt. Personazhi i radhës quhet Kujtim Qefalia, i cili prej vitit 2007 vijon të jetë Administratori i Njësisë Administrative Dajt.

Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k., e cila sot mban emrin Dajti Park 2007. Në vitin 2007, zotëria në fjalë, pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja. Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë. Në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia, personazhi tjetër që shihni në foto.

Në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë. 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Gjest shumë i madh bamirësie duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro. Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet për korrupsion për tenderat e famshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Çuditërisht kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

Dhurimi 50% i aksioneve vëllait të Kujtim Qefalisë është provë e pakundërshtueshme se Ylber Kalaja ishte thjeshtë një prestanome. Në prill të vitit 2022, Erion Veliaj vendos ta shpërblejë kompaninë e familjes Qefalia me një leje gjigante ndërtimi për hoteleri dhe banim pranë Gjimnazit Sami Frashëri, në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës. Por kompania Dajti Park 2007, nuk u mjaftua vetëm me këtë leje ndërtimi. Kjo kompani ka përfituar 30 tendera në Bashkinë e Tiranës, gjatë periudhës që Veliaj ka qenë kryetar, me vlerë 10 milionë euro.

Këto tendera Erion Veliaj i’a ka dhënë familjes Qefalia përmes Agjencisë së Shërbimeve Funerale e deri tek Programi i Rindërtimit. Kompania e vëllezërve Qefalia ka përfituar edhe nga Ministria e Shëndetësisë 9 tendera me vlerë 2.5 milionë euro dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, 20 tendera me vlerë 6.9 milionë euro, ku spikatin sërish tenderat në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Kujtim Qefalia nëpërmjet dhëndrit dhe familjarëve të tij të punësuar në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar nëpërmjet kompanisë AL-POINT tender 4.8 milionë euro për ndërtimin e një godine në zonën e 5 Majit, aty ku Veliaj nxori me gaz lotsjellës familjet nga shtëpitë e tyre duke i shkatërruar banesat dhe mundin e një jete. Gjithashtu kjo kompani ka përfituar dhe 2 leje të tjera ndërtimi me firmë të Veliajt.

Nëpërmjet kompanisë ISEC sh.p.k., në pronësi të familjarëve të afërt të tij, Kujtim Qefalia ka përfituar rreth 700.000 euro tendera deri sot që flasim. Në total, familja Qefalia, fill pas ardhjes së ‘Rilindjes’ në pushtet, ka përfituar rreth 25 milionë euro tendera nga të cilat, 15 milionë euro vetëm nga Bashkia Tiranë me firmë të Erion Veliajt si dhe 3 leje ndërtimi që përllogariten me vlerë tregu në shifrën 30 milionë euro.

Të nderuar qytetarë,

Më 14 Maj të vitit të kaluar, Kujtim Qefalia ishte Drejtues Politik i Erion Veliajt për zonën e ish Komunës Dajt dhe fshatrave përreth. Si asnjëherë më parë, gjatë asaj fushate ka ndodhur një masakër e vërtetë elektorale e cila shpjegohet fare thjeshtë kur sheh se familja Qefalia, me firmë të Erion Veliajt dhe jo vetëm, ka përfituar vetëm nga kompanitë që ne kemi arritur të zbulojmë, të paktën 55 milionë euro.

Siç e shihni qartë, i gjithë shtabi elektoral 5D i Erion Veliajt, ka përdorur të njëjtën skemë. Diku vjehrrin, diku babain, diku dhëndrin, për të vjedhur qindra milionë euro nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Vetëm dy zyrtarët e denoncuar dje dhe sot, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia, të dy Drejtues të lartë politik në shtabin e Veliajt, kanë përfituar rreth 130 milionë euro, të cilat SPAK as nuk i sheh dhe as nuk merr mundimin ti hetojë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të vazhdojmë të bëjmë transparencë të plotë për Grupin e Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë me në krye Erion Veliajn dhe nuk do të ndalemi deri ditën që SPAK të vendosë nën sekuestro skenën e krimit, godinën e Bashkisë Tiranë”, tha Këlliçi.

Etiketa: 5DaferaBelind KëlliçidajtikellicikomplekskorrupsionqefaliaqeveriaTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paguan për zhvendosjen e matësit elektrik, qytetarit i ngel kablloja në dorë

21:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Ka parregullsi”/ Elton Roshi kërkon rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

17:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Kam familje e reputacion!”/ Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

21:15 : 03/06/2025
Para

Goditi me grusht punonjësin e policisë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com