• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk u dorëzua kërkesa për përjashtimin e Gjokës, sot GJKKO jep vendimin për Berishën

09:07 : 30/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Këtë të shtunë, në orën 12:00, do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ku do të jepet vendimi për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjyqi është shtyrë tre herë me kërkesë të avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, pasi kanë kërkuar për t’u njohur më shumë me provat, por edhe për shkak të kërkesave për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga kjo çështje.

Në seancën e fundit të mbajtur ditën e enjte, gjyqi u shty për shkak se ata paralajmëruan se do të kërkonin sërish përjashtimin e Irena Gjokës, në lidhje me shkeljet e kryera në këtë proces, duke e akuzuar për njëanshmëri për mënyrën se si ajo kishte rrëzuar kërkesat e tyre.

Por, brenda orës 16:00 të ditës së djeshme, kur dhe përfundoi dhe afati tre ditor, ata nuk e depozituan kërkesën e radhës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo gjë e konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Gjykatës së Posaçme, e cila ka pranuar se nuk iu ka shkuar asnjë kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtares.

Paraditen e të premtes, avokati Sokol Mëngjesi pranoi se u paraqit në GJKKO për të tërhequr vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj, e cila rrëzoi kërkesën e tyre të mëparshme për përjashtimin e Irena Gjokës, pasi e gjeti atë të pabazuar në ligj. Por, sipas tij ky vendim nuk iu vendos në dispozicion.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

Ai vendim do t’i bashëngjitej materialeve audio dhe vendimeve të mëparshme të gjyqtares Irena Gjoka, në kërkesën për përjashtimin e saj.

Avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi e kanë kërkuar edhe më parë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri dhe konflikt interesi, pasi dorëzuan prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha. Por ky vendim u rrëzua nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila u përcaktua nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin Sali Berisha vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Në dokumentin e SPAK thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Pavarësisht se në këto seanca gjyqtarja Irena Gjoka ka thirrur dhe kreun e PD-së Sali Berisha, ai nuk është paraqitur, duke i paraqitur argumentet e tij përmes avokatëve.

Aktualisht GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Kujtojmë se Kuvendi më 21 Dhjetor miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat. Vlen të theksohet fakti se edhe grupimi i Lulzim Bashës është pro arrestimit të Berishës, të cilët dorëzuan një raport në Kuvend, ku në disa pjesë ishte edhe më i ashpër me qëndrimet e mazhorancë, edhe pse ata munguan në seancën plenare të 21 dhjetorit.

Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin nëse i caktohet masa e arrestit në shtëpi. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Etiketa: arrestiIrena GjokamasaPartizaniSali Berishaspakvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
Para

Olta Gixhari konfirmon "live" në ekran shtatzëninë: Jam në pritje të ëmbël

TË GJITHA

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom