• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
në RAJONI

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një burrë nga komuna e Graçanicës pranë kryeqytetit Prishtinë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Ajo tha se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë.

Derisa Policia nuk tregoi se kush është i arrestuar, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviq nga fshati Uglarë.

Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiq në garën zgjedhore”.

Lexo edhe:

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Policia njoftoi se personi i ndaluar, sipas hetimeve zyrtare, u kishte bërë thirrje qytetarëve të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj, informon REL.

“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim.

Policia konfirmoi se të dyshuarit i është caktuar ndalimi deri në 48 orë.

Nga subjektet politike serbe në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë vetëm Lista Serbe – partia kryesore e serbëve që vepron me mbështetjen e Beogradit – dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, i cili deri tani ka qenë pjesë e Qeverisë së Kurtit.

Ndërkohë, Trajkoviq është gjithashtu në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, i cili funksionon në sistemin e Serbisë.

Autoritetet kosovare kanë mbyllur pothuajse të gjitha institucionet që në Kosovë funksionojnë sipas sistemit serb, pasi i konsiderojnë ato paralele dhe ilegale, por Beogradi shumicën prej tyre vetëm i ka zhvendosur në qytete kufitare në territorin e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se Trajkoviqit i është caktuar paraburgim prej 48 orësh dhe se “narrativët e rremë me të cilët Prishtina përpiqet ta diskreditojë nuk do të kalojnë”.

Më herët janë ndaluar edhe shtatë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në territorin e komunës së Graçanicës funksionojnë në sistemin serb, ndërsa atyre u është caktuar paraburgim njëmujor për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve.

Këto ndalime vijnë pasi Rashiq pretendoi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna, për çka ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të qershorit u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Listën Serbe, gjë që është praktikë para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës.

Po ashtu, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u ka bërë thirrje personave të zhvendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet kosovare, ndërsa Petkoviq po viziton qytete në Serbi ku bisedon me të zhvendosurit dhe i fton të votojnë për Listën Serbe.

Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e fitoi Rashiq.

Etiketa: blerje votashkosovelista serbe

Lajme të lidhura

BOTA

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

15:49 : 15/07/2026
RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026
RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
RAJONI

Oda Amerikane kërkon kthesë në politikën energjetike të Kosovës

12:45 : 13/07/2026
Para

"Miliona euro për konsulencë"/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş